Komunikimi me njerėz kėrkon durim! Printoni
Shkruar nga Avni Tafili   
e enjte . 14 qershor 2012
 Nëpërmjet komunikimit mund të fitojmë miq, por edhe armiq. Mund të afrohemi, por edhe të largohemi. Mund të arrijmë qetësim, por edhe shqetësim.




 

Secili prej nesh ka një përvojë, qoftë e këndshme apo e pakëndshme, e që shkaktar ka qenë mënyra sesi kemi komunikuar. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përmbajtur kur flasim me të tjerët. Të shqyrtojmë karakterin dhe ta vlerësojmë mirë personin, me të cilin komunikojmë.

          Nëpërmjet komunikimit mund të fitojmë miq, por edhe armiq. Mund të afrohemi, por edhe të largohemi. Mund të arrijmë qetësim, por edhe shqetësim. Është e nevojshme që të mos humbim durimin. Dhe të kemi kujdes kur komunikojmë me njerëz të largët e të panjohur. Por më tepër me njerëz të afërm e të njohur!

         
Gjithsecili, një ditë, do ta kuptojë të metën dhe gabimin e vet. Prandaj, njerëzit kanë nevojë për kohë, dhe nuk duhet t'i përshpejtojmë proceset e natyrshme të të kuptuarit dhe të njohjes së qenies njerëzore. Para se të thyhet lidhja, para se të ashpërsohen zemrat, para se të zemërohen kraharorët!


                Avni Tafili, “Shkëndija drejt ndryshimit”.







 
Mbyllni dritaren