Nse e hapim nj varr dhe aty dalin eshtrat ka t bjm? Printoni
Shkruar nga ...   
e mrkur . 10 gusht 2011
Pyetje!

Eselamu alejkum!

Desha t’ju pyes se nëse e  hapim  një varr për ta varrosur dikë dhe në atë vend dalin eshtrat si duhet të veprojmë? A bën t’i mbledhim eshtrat dhe t’i fusim pak më thellë apo si t’ia bëjmë?

 All-llahu ju shpërbleftë!

Përgjigje!

Alejkumus selamu ve Rahmetullah!

Nëse gjatë gropimit të varrit keni hasur në eshtra të ndonjë njeriu të vdekur më herët, atëherë duhet të mbyllet ai varr dhe të gropohet në vend tjetër. Përveç nëse kjo ka ndodh krejt në fund të gropimit, pra pasi është gropuar thuajse tërësisht varri dhe ndihet mungesë vendi në ato varreza, atëherë lejohet që t’i fusni ato eshtra edhe pak më thellë dhe t’i mbuloni, pastaj ta lëshoni të vdekurin tuaj.
Në esencë, nuk lejohet të gropohet varri. D.m.th. nuk lejohet që të gropohet mbi varr, sado që të jetë i vjetër, përveç nëse ai është rrafshuar tërësisht dhe nuk hetohet se është varr, ose mendojmë se nga i vdekuri aty nuk ka kurrfarë gjurme. E në këtë rast nëse ndodh ashtu siç përmendëm më lart, atëherë lejohet të veprohet ashtu sikur sqaruam.Përndryshe nëse dihet se aty mund të dalin eshtra, nuk lejohet të gropohet as për ta varrosur dikë e as për të ndërtuar mbi të diçka.

Allahu e di më së miri!
                                                                             Muhamed Dërmaku
 
Mbyllni dritaren