Kur kalon koha e jacisė? Printoni
Shkruar nga --   
e diel . 28 dhjetor 2008
Pyetje:
Eselamun alejkum! 
Thonë që nëse nuk e falë jacinë para orës 24 më nuk mundesh me falë. A 
është e vërtetë?


Përgjigje:
Ve alejkumus selam ve Rahmetullah!
Është e vërtetë që disa dijetarë konsiderojnë se jacisë i del koha në mesnatë. Ata jo që thonë se nuk mundesh me e falë pas gjysmës së natës, por thonë se koha e rregullt i ka skaduar, ngjashëm siç ndodh me namazin e sabahut pas lindjes së diellit.
Megjithatë, mendimi më i saktë i dijetarëve lidhur me këtë çështje është se jacisë i skadon koha me hyrjen e kohës së sabahut. Pra, prej kur i del koha namazit të akshamit e deri kur të hyn koha e namazit të sabahut konsiderohet kohë e plotfuqishme e jacisë. Ndonëse mendimi i këtyre dijetarëve dallon nga mendimi i atyre tjerëve lidhur me kohën e skadimit të jacisë, megjithatë edhe këta dijetarë nuk e preferojnë që jacija të vonohet me qëllim për pjesën e dytë të natës. Një gjë të tillë e konsiderojnë mekruh – të urryer.
Allahu e di më së miri!



                                                    Muhamed Dërmaku
 
Mbyllni dritaren