Pushimet verore pr do familje (III) Printoni
Shkruar nga --   
e hn . 09 qershor 2008


Argëtim me pak para dhe për pak kohë
  






Absurditeti i pushimeve të gjata verore është se fëmijët janë zakonisht të vetmit që kanë kohë për pushime. Prindërit që punojnë rregullisht prej orës 9 deri në orën 5  pasdite mund të përgatiten për dy ose tri javë pushime në vit; edhe nëse ata e shfrytëzojnë gjithë kohën e tyre të pushimit të lidhur me ditët e lira të fëmijëve të tyre, ata nuk do të mund ta mbulojnë as gjysmën e pushimit veror. Kështu, këtu kemi disa ide se si të shkojmë në pushime me familje pa e rrezikuar punën.

Ndërpritni ato gjatë pushimit veror

Një ide e mrekullueshme është të bëni atë çka është propozuar më herët: bëni një  largim të shkurtër gjatë wikend-fundjavës. Në këtë mënyrë, nuk ju duhet kalim i madh i kohës. Ideja tjetër gjatë kufijve të njëjtë është të bëni atë që dëshirojnë fëmijët – t’i merrni ata në parqe argëtimi, ose në kopshte zoologjike, ose në muze, ose akuariume. Këto janë mrekulli njëditore por shumë prej këtyre joshjeve lejojnë përsëritjen e vizitave me leje vizitë me zbritje speciale. Fëmijët e vegjël mund të kënaqen duke i përsëritur vizitat e disa prej vendeve të tyre të preferuara aq shumë sa që me sa duket s’do ta humbin pushimin e gjatë dhe të zakonshëm të javës.

Fitimi me këtë zgjedhje është se leja e vizitorit të rregullt i lejon fëmijët t’i vizitojnë ato vende shpesh. Kjo nënkupton se ata mund t’i vizitojnë me këdo që dëshirojnë të shkojnë; ata mund të shkojnë me shokë, me të afërmit e tjerë, me motrat ose vëllezërit, etj. Në këtë mënyrë, nëse prindërit nuk kanë mjaft kohë, fëmijët nuk  mbeten të mangët në fushën e argëtimit.  

I leni ata planifikues të rinj

Pushimet e gjata marrin shumë kohë për t’i planifikuar. Shumica e planeve mund të bëhen prej të rinjve. Ua leni atyre ta planifikojnë pushimin familjar, t’u kursejnë shumë kohë para udhëtimit. Ata mund të bëjnë si hartën e rrugëve dhe të rezervojnë hotelet dhe strehimet e tjera ose të krijojnë një itinerar varësisht prej moshës dhe aftësive të tyre.

Me planifikim të mirë ju do të jeni në gjendje t’i shkurtoni një ose dy ditë prej pushimit; nëse çdo hap është planifikuar dhe llogaritur, ju do të mund ta shkurtoni kohën e shpenzuar që vjen me shumicën e pushimeve. Ju mund ta ruani kohën që ju duhet të ndaleni aq shpesh për orientimet; mund t’i merrni drekat e paketuara për t’iu larguar ndaljeve për të ngrënë ushqim; ju madje mund t’i skiconi rrugët për ta shtuar kohën e vozitjes ndoshta duke kufizuar nevojat tuaja për ndalje. Natyrisht, qëllimi i pushimit është të keni argëtim – mos e rritni efikasitetin aq shumë sa t’i largoni të gjitha kënaqësitë e udhëtimit.

Takimi në gjysmë të rrugës

Nëse del se ju keni më pak kohë të lirë se secili në familje, ju mund të provoni të planifikoni udhëtimin dhe t’i bashkoheni familjes diku gjatë udhëtimit. Bazuar në itinerarin, familja mund të vendosë reciprokisht se kur do të jetë koha më e përshtatshme për ju të udhëtoni me makinë ose me aeroplan.

Edhe më mirë, nëse puna juaj ua lejon të punoni në rrugë ju mund të punoni edhe atje. Merreni me vete llaptopin dhe ato fajlle dhe derisa pjesa tjetër e familjes shëtisin në këmbë 3 milje ju mund të ktheheni në hotel dhe t’i kryeni disa punë. Pastaj, mund t’i takoni ata për të kalëruar më vonë me kalë. Me fëmijët e vegjël në pushim, ju gjithashtu mund ta bëni punën tuaj gjatë natës pasi të flenë ata; kjo ua kursen kohën gjatë ditës kur ju mund të merrni pjesë në shumicën e aktiviteteve familjare.

Çfarë bëra unë gjatë pushimeve të mia verore…

Për fëmijët, pushimi veror është kohë magjike, me net të gjata dhe mëngjese të vonshme, filma vizatimorë ose video-lojëra tërë ditën, duke shëtitur me biçikletë dhe duke luajtur basketboll gjatë orëve të ngrohta gjatë mbrëmjeve. Ata kënaqen në kohën e lirë pa detyra dhe mësime. Le të jetë më shumë se një pushim prej shkollës për fëmijët tuaj; bëjeni këtë verë për të shkruar për të kur të kthehen në shkollë.

Çdo familje mundet që shumicën e kohës që e kanë ta kalojnë së bashku. Edhe nëse keni buxhet të vogël ose pak kohë, ka shumëçka që mund të bëni ju dhe familja juaj së bashku që ia vlen dhe mund të jetë kuptimplotë. Dhe, kush e di, ju vetëm sa jeni kënaqur në pushimin veror duke bërë shumë gjëra të mrekullueshme që do të përfundojnë duke kaluar dimrin që vjen, duke krijuar albume dhe duke i shikuar në shtëpi videot dhe duke i rikujtuar në fondin e kujtimeve familjare…

                                                                    Salma Sanwari
                                                                    Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 
Mbyllni dritaren