A lejohet tė mbajturit zi pėr tė vdekurin? |
|
|
|
Shkruar nga ..
|
e enjte. 29 nėntor 2007 |
Selamun Alejkum! Kisha dashur të di rreth të mbajturit zi për të vdekurin. A është e lejuar një gjë e tillë sipas fesë sonë dhe nëse po, sa duhet të zgjasë kjo periudhë e zisë? Zakonisht në trevat tona (Ballkan) kjo periudhë zgjat sipas vet dëshirës së individit (me javë, me muaj të tërë, madje edhe me vite) dhe çka është më e keqja, gjatë mbajtjes zi nuk përgatiten as ushqime të mira, si fjala vjen ëmbëlsira, etj. A është e lejuar një gjë e tillë?
Alejkum selam! Motër, nuk lejohet të mbahet zi për të vdekurin dhe as të veshim rroba të zeza për shkak të vdekjes së ndonjë njeriu, ngase ne duhet të pajtohemi me caktimin e Allahut dhe të bëjmë durim për atë që na ndodhë. Allahu e di më së miri!
Bedri Robaj |