A e kam tė detyrueshme ta vė shaminė? |
|
|
|
Shkruar nga ..
|
e enjte. 29 nėntor 2007 |
Jam një vajzë 12 vjeçare, i fali pesë kohët e namazit dhe e agjëroj Ramazanin qe dy vjet. E dua fenë Islame dhe dua të di se a jam e detyrueshme ta vë shaminë? Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni!
Eselamu alejkum! Motër e nderuar! Allahu të forcoftë në fenë e Tij derisa ta takon Atë! Falënderoje Allahun që ta ka mundësuar ta falësh namazin dhe të bësh shumë vepra të mira. Nëse nuk keni trup të zhvilluar dhe të rritur dhe nuk keni hyrë në moshën madhore nuk e keni obligim, por nëse jeni e rritur me trup dhe e keni obligim mbulesën duhet të mbuloheni ngase Allahu ka thënë në Kur’an, kur e ka obliguar mbulesën për muslimanet: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab: 59)Pra, mbulesa është ajo që tregon se je më e ndershme. Ti edhe pse je e re, më mirë të tregosh më herët moralin tënd. Allahu të ndihmoftë!
Bedri Robaj |