MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė e lejuar tė dalėsh vetėm me njė djalė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e enjte . 29 nėntor 2007
Selamun alejkum!
Allahu ju shpërbleftë për mundin që po e bëni! Jam një motër e mbuluar dhe kam një pyetje rreth lidhjes martesore. Nëse del që të shihesh me një djalë fetar për lidhje martesore a është e lejuar që të ulesh vetëm me të në një tavolinë ku aty afër në një tjetër 
tavolinë mund të jetë ulur ndonjë i afërm i yti dhe i afërm i djalit dhe sa herë 
mund të dalësh dhe të folësh me atë djalë? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij! Amin!

Alejkum selam!
Motër, nëse del të shihesh me një musliman për shkak të martesës janë të obliguar që të dy të dalin me të afërmit e tyre dhe të ulen në një tavolinë e jo të ndahen. Kurse, sa i përket asaj se sa herë lejohet nuk ka ndonjë definim, por derisa të njiheni me atë person dhe përgjithësisht ta njihni njëri-tjetrin.
Por, duhet ta kemi frikë Allahun e mos t’u ngjasojmë njerëzve të devijuar duke dalur shpesh me pretekst se dua të njihem më mirë, ngase njohja reale në mes të dy bashkëshortëve ndodh pas martesës së  tyre. Allahu e din më së miri!


                                                                                                        Bedri Robaj


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.