MЁNYRA E ABDESIT

 
A eshte e domosdoshme mjekrra? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e enjte . 29 nėntor 2007
Pyetje:
Përshëndetje! Jam grua e martuar dhe kur u martova  burri im nuk ka
pasur mjekërr të lëshuar, ndërsa këto dy vitet e fundit ai çdo ditë po e
len mjekrrën më të gjatë me të cilën jam kundër sepse mjekrrën e kam 
urryer gjithmonë jo për shkak të fesë por thjesht  nga natyrase më 
duket diçka e ndytë që nuk mundem ta pranoj. Mjekrra e tij është
gjithmonë shkaku i zënkave tona. Dhe, më thuaj, a është mjekrra
e domosdoshme apo jo?
E di se do të thoni: është  vaxhib.
Por, çka është qëllimi? Do të thoni se Pejgamberi s.a.v.s. e ka pasur dhe 
duhet takemi edhe ne..Por, a nuk e bëni pyetjen se ndoshta ata nuk kanë
pasur mjete për pastrim.
Nuk e di për Allahun, pse mua edhe burri im po më gërditet kur e shoh dhe 
i shuan të gjitha ndjenjat që mund t’i kem për të. Nuk jam kundër
 asaj që falet e as kundërasgjëje tjetër përveç mjekrrës së tij. Por, a nuk 
meritoj edhe unë të pyetem për diçka të vetme që e dëshiroj, qoftë edhe një cm me shkurtu  atë,se nuk kërkoj ta shkurtoj të  
tërën por vetëm një pjesë të saj. Ju lutem të më përgjigjeni!
Selamun alejkum!

Eselamu alejkum!
Motër e nderuar, ju duhet të keni kujdes ndaj burrit tuaj sepse ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: ”Sikur të lejohej t’i bëhet sexhde dikujt përveç
Allahut do të urdhëroja gratë t’u bëjnë burrave të tyre …”, pra, për shkak të hakut të madh që kanë ndaj tyre.
Nëse burri juaj kujdeset për ju dhe është besimtar, ju duhet patjetër që të jeni e kënaqur me të pa marrë parasysh pamjen e tij.Mjekrra është një cilësi e mashkullit që duhet ta ketë çdo
besimtar, ngase ka ardhur në shumë  argumente obligueshmëria e mjekrrës
siç ka thënë Muhamedi s.a.v.s: “Lëshoni mjekrrat tuaja dhe  shkurtoni
 mustaqet, mos u ngjasoni zjarrputistëve“.
Motër, a nuk mjafton për ty që
 burri juaj t’i ngjason Muhamedit a.s. dhe të gjithë të Dërguarve e mos  t’iu ngjasojë pabesimtarëve. Keni frikë Allahun se kjo që e bëni është nxitje nga shejtani, përndryshe,   nëse vazhdoni të bëni fjalë me burrin tuaj e keni
gjynah. Sikur burri juaj të bredhte nëpër rrugë, pas shtëpive publike dhe
të mos kujdesej për ju, a do të donit që të kthehej qoftë edhe me mjekërr,
 por ju nuk ia dini një të mirë të madhe të tij se ai vetëm juve ju konsideron
 si grua e askënd tjetër, ndoshta për këtë shejtani shtin në zemrën tënde mendime jo të mira.
E cekët se mjekrra ju duket papastërti, por në realitet
 ajo është pastërti, moral, burrëri, cilësi e të gjithë të Dërguarve të Allahut.

                                                                                          
                                                                                                Bedri Robaj



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.