Shkruar nga Advije Zeqiri
|
e mėrkurė . 30 gusht 2006 |
Dikur në librat e historisë mësonim për të kaluarën e njerëzisë. Aty shkruhej për ngjarjet trishtuese të cilat ndodhën gjatë luftërave. Ndoshta edhe nuk besoja për atë që shkruhej! I bëja vetes pyetje: - Mos kanë qenë njerëz të tërbuar? A thua, me çfarë qëllimi jetën e kanë jetuar? Vetëm për të bërë shkatërrime dhe për të robëruar?!
Nga librat e dituri-natyrë-shoqërisë, mësuesit nuk na mësonin për një fuqi mbinatyrë. Ata pohonin se jeta vetvetiu ka filluar, në natyrën e cila rastësisht është krijuar.
Pasi njeriu lind njeriun, e kafsha lind kafshën, nga farët e bimëve mbijnë llojet e tyre. Nga retë e qiellit gjithmonë vjen shiu, Unë pyes veten: - Nga e ka zanafillën secila prej saj?
Nuk është e mundur që vetvetiu u krijua çdo gjë. Patjetër të gjitha duhet ta kenë Krijuesin, I cili na krijoi neve edhe botën. Ai gjithçka e ka krijuar me përsosmëri, dhe njeriut ia mundësojë të jetojë i lirë.
Prandaj njeriu Krijuesin e vet duhet ta besojë, duhet ta adhurojë e ta falënderojë, e jo veten ta quaj zot e Zotin ta mohojë, që pastaj të bëjë luftëra e shkatërrime në tokë, e jetën i mallkuar ta jetojë, dhe jetën pas vdekjes në zjarr ta vazhdojë.
Sot heshti, nga frika që kam ndaj të Madhit Zot, duke menduar për të pavërtetat që i mësuam. Por, shpresoj që të pendohemi e të vërtetën ta gjejmë, duke e lexuar Kur’anin – fjalën e All-llahut. |