MЁNYRA E ABDESIT

 
A do tė lirohesh prej zjarrit nė Ramazan?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė . 24 korrik 2013
 Muhamedi, alejhis selam, ka thënë: “Nuk do të hyn në zjarr të xhehenemit ai që qan nga frikë-respekti ndaj Allahut”.

             





Falënderimi i qoftë All-llahu,paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Muaji i Ramazanit në të cilën u zbrit Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues…” (El-Bekare, 185)

Motër e nderuar, All-llahu [subhanehu ve teala] veçoi muajin e Ramazanit me veçori dhe vlera të shumta, madje përmes tyre i dha vlerë njeriu besimtar që të gradohet edhe më shumë përmes tyre. Ai bëri që gjatë këtij muaji çdo ditë ta zbukuron Xhennetin e Tij dhe thotë:

“Kam frikë se robërit e mi të mirë to të pasojnë prek tyre dëme dhe pengesa, e pastaj do të ecin drejt tij”.

Madje bëri që melekët të kërkojnë falje për agjëruesit derisa ai të hajë iftar. Pastaj gjatë këtij muaji prangosë shejtanët dhe i hapë dyert e Xhenetit dhe i mbyllë dyert e xhehennemit.

Bëri që në këtë muaj të gjindet nata e Kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj, e ai i cili nuk mundet të fiton të mirën e saj, nuk mund të fiton të mira.

Përvec këtyreve, agjëruesve ua falë mëkatet në natën e fundit të Ramazanit, saqë çdo natë i nxjerrë disa njerëz prej zjarrit të Xhehennemit.

-Andaj motër e dashur, një muaj me veçori dhe vlera të tilla a thua vallë si do ta presesh?

Robi i mirë e pret me pendim të sinqertë, me vendosmëri për shfrytëzimin e këtij muaji, duke harxhuar kohën e tij në vepra të mira, duke lutur All-llahun që ta ndihmojë në këtë adhurim.

Disa vepra të mira, të cilat duhet të veprohen edhe më tepër në Ramazan:

-Namazi i natës:

All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:

“E robërit e Mëshiruesit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqë!” dhe për hirë të Zotit të tyre natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)” (Furkan, 63-64)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Ai që falet natën gjatë ramazanit me besim në All-llahun dhe shpresim në shpërblimin e All-llahut, i falen mëkatet e mëparshme” (Buhari dhe Muslim)

Falja e namazit të natës ka qenë praktika e Pejgamberit alejhisselam dhe sahabëve të tij. Aisha [radijall-llahu anha] thotë:

“Mos e le namazin e natës, nga se Pejgamberi nuk e linte, e kur sëmurej ose bëhej dembel, falej ulur.”

Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] falej deri në gjysmë të natës sa donte, e në gjysmë tjetër të natës zgjonte familjen e tij për të falë duke u thënë:

“Namazi, namazi”

Transmeton Said ibën Zejdi, i cili thotë:

“Imami lexonte me qindra ajete, derisa mbështeteshim në shkopinj, nga të ndejturit në këmbë dhe nuk ndaheshim (nuk kryhej namazi) deri para agjërimit”.


- Leximi i Ku’ranit

Motër e nderuar po i përmendi dy vepra të të parëve tanë:

a}Leximi i shumtë i Kur’anit, dhe

b}Qajtja gjatë leximit ose ndëgjimit të Kur’anit nga frikërespekti.


Muaji i ramazanit është muaji i Kur’anit

Xhibrili alejhisselam ia mësonte Kur’anin Pejgamberit alejhisselam në Ramazan. Disa prej selefit bënin hatme gjatë muajit të Ramazanit për çdo tre ditë e disa tjerë për çdo shtatë ditë, e disa tjerë për çdo ditë lexonin Kur’an në namaz dhe atë në vende të ndryshme.

Shafiu [rahimehull-llah] bënte 60 hatme gjatë Ramazanit, të cilët i lexonte jashtë namazit. Kurse Zuhriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani ikte prej tubimeve të hadithit dhe diturisë dhe lexonte Kur’an prej Mus’hafit.

Sufjan Theuriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani i linte të gjitha adhurimet (nafile) dhe lexonte Kur’an.

Ibën Rexhepi thotë: Ndalohet leximi i Kur’anit në më pak se tre ditë për atë që vazhdon këtë vepër, kurse sa i takon kohëve të bekuara siç është muaji i Ramazanit, sidomos netët kur kërkohet nata e Kadrit, ose në vende të vlefshme siç është Mekeja për ata që nuk janë të Mekës është mustehab leximi i shumtë i Kur’anit duke shfrytëzuar këtë kohë dhe vend të vlefshëm.

Qajtja gjatë leximit të Kur’anit. Selefu salihi nuk kanë lexuar Kur’anin siç lexohet poezia, pa mendim dhe kuptim, por ato lëviznin edhe zemrat e tyre gjatë leximit të Kur’anit. Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibën Mes’udi [raidjall-llahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi më tha:

“Lexo”. Unë i thashë: “Të lexoj para teje, duke e ditur se Kur’ani mbi ty ka zbritur”. Ai tha: “Kam dëshirë ta dëgjoj prej tjerëve. (Abdulla Ibën Mes’udi) tha: “Lexova suren Nisa deri sa erdha tek ajeti:

“Dhe si do të jetë gjendja e atyre, kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ta”, (Nisa: 41) kur ai më tha: “Të mjafton”. U ktheva kah ai dhe pashë se i lotonin sytë.

Transmeton ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Kur zbriti ajeti: “A prej këtij ligjerimi po çuditeni? E po qeshni e nuk po qani?” (Nexhm: 59-60), qajtën Ehli Sufeja, derisa u derdhën lotët mbi qafën e tyre. Kur ndëgjoi Pejgamberi qajtjen e tyre, qajti edhe ai, e ne qajtëm bashkë me të. Në këtë rast Pejgamberi tha:

“Nuk do të hyn në zjarr të Xhehennemit ai që qanë nga frikërespekti ndaj All-llahut”.

Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] lexoi suren Mutafifin deri sa erdhi tek ajeti: “Në ditën kur njerëzit ngriten për të dalë para Zotit të botëve” (Mutafifin: 6), kur qajti derisa u alivanos, e nuk vazhdoi më tepër.

Transmetohet nga Muzahim Ibën Zuferi, i cili thotë: “Na e fali namazin e akshamit Sufjan Theuriu, i cili lexoi fatihanë deri sa arriti tek ajeti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”, kur qajti derisa ndërpreu leximin e Kur’anit, e pastaj përsëri e vazhdoi suren Fatiha.

Së fundi, motër e dashur, pas shëtitjes sonë kopshteve të Xhennetit në të cilat na bëjnë hije veprat e mira, të tërheqim vërejtjen nga një vepër e rëndësishme. Ajo është ihlasi (sinqeriteti). Ngaqë, sa agjëruesit nuk kanë nga agjërimi i tyre vetëm se etje dhe uri, dhe sa prej tyre që falin namaz të natës, nuk kanë pos lodhje dhe pagjumësi? All-llahu na ruajtë prej kësaj.

Nga ky shkak shohim se Pejgamberi përforcon këtë çështje duke thënë:

"Me besim (në All-llahun) dhe shpresim (në shpërblimin e All-llahut)."

Të parët tanë, veprat të mira të tyre i kanë fshehur, duke pasur frikë syefaqësinë (rijanë).

Transmetohet nga Muhammed Ibën Vasiu, i cili thotë: "Kam takuar njerëz të cilët vendonin kryet me kryet e grave të tyre në një jastëk, e jastëku lagej nga lotët e tij, kurse gruaja e tij nuk e hetonte. Gjithashtu kam takuar njerëz që duke qenë në saf qanin, kurse askush nuk e hetonte se po qan!

Ejub Sihtijani gjthë natën falej, e kur vinte mëngjesi ngrinte zërin, sikurse është ngritur në ato çaste.

Transmetohet nga Ibën Ebi Adiu, i cili thotë: "Davud Ibën Ebi Hindi ka agjëruar 40 vjet duke mos e ditur familja e tij ishtye këpuctar, andaj çdo ditë merrte me veti ushqim të cilin e jepte sadaka rrugës, kurse kur kthehej në mbrëmje hante me to.

Sufjan Theuriu thotë: "Më kanë treguar se një rob vepron një vepër të mirë fshehurazi, e shejtani pa ndërprerë mundohet që ai të tregon këtë vepër, e pastaj pasiqë ai të tregon këtë vepër, shejtani mundohet që ai të kërkon të falënderohet për këtë vepër, me ç'rast hyn në rija, syefaqësi.

-Sadakaja

Pejgamberi ishte njeriu më bujar, kurse edhe më bujar ishte gjatë Ramazanit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

Sadakaja më e mirë është sadakaja që jepet në Ramazan”.

Omeri [radijall-llahu anhu] thotë:

“Pejgamberi na urdhëroi që të japim sadaka. Meqë unë posedoja pasuri, thashë: “Sot do t’i kalojë Ebu bekrit”. Andaj erdha në gjysmën e pasurisë. Kurse Pejgamberi më tha: “çka le familjes?” Unë i thashë: Sa kjo që dhashë”. Në këtë rast erdhi Ebu Bekri me gjithë pasurinë, e Pejgamberi i tha: “çka i le familjes” Tha: “Ua lash All-llahun dhe Pejgamberin., Thashë (Omeri): “Nuk munda të të kalojë në asnjë send”.

Motër e dashur, sadakaja gjatë ramazanit ka veçori të shumta, prandaj mundohu që të shfrytëzosh çdo rast për të dhënë sadaka.

Sadakaja është shumëllojësh:

-Dhënia ushqim:

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ata janë që për hirë të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojnë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe e dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu ata me Xhennet dhe me petka mëndafshi” (Insan, 8-12).

Selefu salihi i jepnin rëndësi të madhe dhënies ushqim qoftë të vafrfërve ose vëllaut të uritur, pra nuk është kusht që t’i jipet ushqim vetëm të varfurit. Disa prej selefit thonë: Që të thërasë dhjetë shokë të mij dhe t’u ofroj ushqim të cilin e dëshiroj, është më e dashur tek unë se të lëshojë (lirojë) dhjetë robër. Shumë prej selefit jepnin iftarin e tij tjetrit edhe pse ishin agjërues.

Gjithashtu ka pasë të tillë që u kanë ofruar ushqimin vllezërve të tyre dhu u kanë shërbyer, sikurse ai ka qenë agjërues.

Nga ky adhurim burojnë shumë adhurime, siç është dashuria ndërmjet vllezërve, e cila është për shkak të hyrjes në Xhennet, siç thotë Pejgamberi:

“Nuk do të hyni në Xhennet dersia të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni mes veti…”.

Gjithashtu, bëhen tubime të njerëzve të mirë dhe shpreson në shpërblim për atë që u ndihmon me ushqim tënd që të forcohen për adhurime etj.

T’u japesh iftar agjëruesve:

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Ai që i ofron iftar agjëruesit, ka shpërblim sikur shpërblimi i agjëruesit duke mos u pakësuar asgjë ngashpërblimi i agjëruesit.”

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Ai që i ofron iftar agjëruesit ose përgatit një luftëtar, ka shpërblim sikur shpërblimi i tyre”.

Andaj kërkohet nga ne që të jemi shume vizionare e jo dembele e të lëshojme rastin të na ikin këto mirësi ose edhe ta konsiderojmë muajin e ramazanit sic i kosniderojmë muajt e tjerë, ngaqë ky muaj nuk është si ata po është muaj i mbushur e i stermbushur përplot me mirësi pikërishtë për besimtarët, dhe kjo na jepe të kuptojmë edhe më shumë se sa shumë na don All-llahu, atëherë ta duam vetvetën se po e poseduam të kundërtën do të pason më e keqja për ne, All-llahu na ruajte.

Për fund lus All-llahun për vete dhe për ju që të na I fal të gjitha mëkatet e bëra si dhe na e pranoftë agjërimin dhe adhurimet në te. Na e shtofte dijën e dobishme veprat e mira sinqeritetin dhe devotshmërinë. Amin!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.