MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet te martohem me nje njeri per shkak te parave? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė . 25 shtator 2007


Pyetje:

Tung.  
A eshte mekat qe te martohesh me nje njeri vetem se te interesojnë parat
e tij?
Ju lutem per kete pergjigje.

Pergjigje:
Moter e nderuar martesa nuk eshte interes i kesaj bote, por eshte nje bashkim mes dy personave duke qenë Allahu i kenaqur, qe ta ruajnë veten nga gjerat e ndyta, per te lën pasardhës qe njohin dhe besojnë ne Allahun e Madheruar dhe t’i therrasin te tjeret ne kete besim, dhe te vdesin ne kete besim, me qellim qe nje dite te takohen me ata qe e dashuruan me se shumti Allahun ne xhennet dhe kjo eshte fitorja me e madhe.
Pasuria nuk eshte elementi kryesor per lumturi ne kete bote, bile ne shumicen e rasteve eshte shkak i percarjeve dhe ngatrresave.
Ke kujdes ngase i derguari i Allahut s.a.v.s ka thene: “Femra martohet per kater gjera, per fene e saj, per prejardhjen e saj, per pasurinë dhe bukurinë e saj, zgjidhe ate fetare te mjafton per te gjitha. “



Bedri Robaj

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.