Kushtet e pranimit tė njė vepre |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e shtunė. 08 shtator 2007 |
Kushtet e pranimit të veprës tek Allahu i Lartësuar Kushtet të cilat e bëjnë veprën të cilën e vepron muslimani të pranuar, dhe të shpërblehet nga Allahu. Përgjigjja është e lehtë duhet që muslimani të ketë nijetin që të pasojë Kuranin dhe sunetin e saktë.
Kushtet e pranimit të veprës janë:
- Sinqeriteti, Allahu i Lartësuar thotë: “E ata nuk ishin urdhëruar për tjetër, vetëm sa për të adhuruar qiltërisht Allahun.” (El Bejjine: 5) Sinqeritet do të thotë që robi t’i thotë të tëra fjalët e tij dhe t’i bëjë të tëra veprat e tij, të dukshme dhe të fshehta vetëm për hir të Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar thotë: “Jo për t'u shpërblyer nga dikush, të cilit i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.” (El Lejl: 19-20) Dhe thotë: “Vërtet ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut, nuk duam prej jush as shpërblim dhe as falenderim.” (El Insan: 9) Dhe thotë: “Ai, që dëshiron të mirat e botës tjetër, Ne do tia shtojmë të mirat e kush dëshiron të mirat e kësaj bote, Ne ia japim, por në Botën tjetër atij nuk i takon pjesë (nga të mirat).” (Esh Shura: 20)
Transmetohet nga Umeri Allahu qoftë i kënaqur me të se i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit dhe cdo kujt i takon ajo që ka për qëllim, kush bën hixhret për hir të Allahut dhe të dërguarit të Tij atëherë shpërblimin do ta marrë nga Allahu dhe i dërguari i Tij. Ndërsa kush bën hixhret për të fituar dicka nga pasuritë e kësaj bote, apo për t’u martuar me ndonjë femër, atëherë shpërblimi i emigrimit të tij është ajo punë për të cilën është nisur.” (Buhariu dhe Muslimi)
- Vepra të përputhet me sheriatin për të cilin na ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe nuk mund të adhurohet vetëm se me të, i cili është pasimi i të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, me atë të cilën ka ardhur ai. I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Nëse dikush punon një punë që nuk është në pajtim me rrugën tonë, atëherë ajo punë nuk do të pranohet.” (Muslimi) Ibni Kajjim El Xheuzi ka thënë: Allahu i Lartësuar ka bërë sinqeritetin dhe pasimin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të kusht për pranimin e veprave nëse këto humbin atëherë veprat nuk pranohen te Allahu i Lartësuar. Përshtati: Merita Rexha |