MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ta kthej djalin ne rruge te drejte? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė . 28 gusht 2007

Pyetje:
Selam alejkum!

Pasi lexova në faqen tuaj “Si të jesh nënë e suksesshme”, pata dëshirë 
t’ju shkruaj.
Para sa viteve më vdiq burri, i cili ka fal namaz të rregullt,
(edhe une falem), por kam probleme me djalin e madh i cili  vetëm 
rrugëve del me njerëz shumë më te vjeter se ai.
Mundohem ne cdo mënyrë ta këshilloj, por gjithcka është e kot. Ju lutem cilat ajete kuranore mund t’ia lexoj që të lutem per te t’i 
kthehet jetes normale. 


Pergjigje:
Alejkum selam: Moter keni kujdes dhe merreni me te mire djalin tuaj, mundohuni qe ta largoni nga ajo shoqeri duke e obliguar me disa pune dhe pergjegjesi familjare.
Beni dua ne kohet kur duaja pranohet me lehte (ne pjesen e tret te nates, ne diten e xhuma para namazit te akshamit, mes ezanit dhe ikametit, kur te bie shi etj.) qe Allahu ta udhezojë dhe ta ruajë nga cdo e keqe.
Ajate Kur’anore te vecanta nuk ka, por, po t’i shkruaj dy qe permbajnë dua rreth kesaj ceshtjeje:

“Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit." (Furkan: 74)

Dhe: “Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë,vërtet, Ti je dëgjues i lutjes!" (Ali imran: 38)

Por, beni dua ne pergjithesi se pa dyshim qe Allahu ju pergjigjet atyre te nevojshmeve.
Keni kujdes moter mos t’ju mashtroje ndokush qe te shkruani hajmali (nuska) ngase keto janë haram, bile shume prej tyre permbajnë shirk.

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.