Dobitė e dhikrit (pėrmendjes sė Allahut tė Lartėsuar) |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e diel . 12 gusht 2007 |
- E kënaqë Rrahmanin (Allahun). - Largon mërzinë dhe shqetësimet nga zemra. - I sjellë zemrës gëzim dhe lumturi. - E forcon zemrën dhe trupin. - Ndricon fytyrën dhe zemrën. - E veshë përmendësin me ëmbëlsi. - Trashëgon dashurinë ndaj Allahut e cila është shpirti i islamit. - Trashëgon mbikqyrjen e Allahut deri sa ta fusë në gradën e ihsanit. - Është shkak për pendim dhe kthim te Allahu. - Përmendësin e ofron te Allahu. - Hap derën e njohjes. - Të shton frikën ndaj Allahut të Lartësuar. - Allahu e përmendën, sic thotë i Lartësuari: “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim)” (El Bekare: 152) - Rrit gjallërinë e zemrës. - Forcon zemrën dhe shpirtin. - Pastron zemrën nga ndryshku. - Largon dhe fshin gjynahet, sepse dhikri është ndër veprat më të mira, e veprat e mira i fshijnë veprat e këqia. - Largon vetminë ndërmjet robit dhe Zotit të vet. - Ashtu si njeriu e përmend Allahun, Allahu e përmend atë kur të jetë në vështirësi. - Dhikri i shumtë është mbrojtje nga dyfytyrësia. - Vazhdimsia e dhikrit bën që Allahu mos ta harrojë këtë njeri në këtë botë dhe botën tjetër. - Nëse robi e njeh Allahun në mirësi, Allahu do ta kujtojë në vështirësi - Dhikri të shpëton nga dënimi i Allahut. - Është shkak në angazhimin e gjuhës nga përgojimi, thashethemet, rrena, nga të shëmtuarat dhe nga e kota. - Kuvendet e dhikrit janë kuvende të meleqve, ndërsa kuvendet e fjalëve të kota janë kuvende të shejtanëve. - E siguron njeriun nga keqardhja në ditën e kijametit. - Vazhdimsia e dhikrit bëhet shkak që Allahu t’i japë atij njeriu më mirë se i jep atij që lutet. - Është ndër ibadetet më të lehta, por dhe më i vlefshëm. - Mirësia të cilën e fiton nëpërmjet dhikrit nuk e fiton nga punët e tjera. - Në zemër ndodhet boshllëk të cilin nuk e përmbush përvecse dhikri i Allahut. - Dhikri largon gjumësinë nga zemra dhe e zgjon atë. - Dhikri është pema që jep frytet e njohjes. - Përmendësi është afër Atij që e përmend. - Të përmendurit e Allahut është e barabartë me lirimin e robërve, shpenzimin e pasurisë dhe goditje me shpatë në rrugë të Allahut të Lartësuar. - Dhikri është koka e falenderimit, nuk e ka falenderuar Allahun ai i cili nuk e përmend Atë. - Njerëzit më të nderuar tek Allahu janë ata të cilët gjuha e tyre është e lagur me të përmendurit e Allahut. - Asnjë vepër nuk i përmbledhë kohërat dhe gjendjet sikurse dhikri - Dhikri është nur për përmendësin në këtë dynja, në varrin e tij dhe nur në botën tjetër me të cilën ecën mbi sirat. - Dhikri është koka e cdo cështje, kujt i hapet kjo derë i është hapur dera e hyrjes për te Allahu. - Në zemër gjendet ngurtësia të cilën nuk e shkrinë përvecse të përmendurit e Allahut. - Dhikri bashkon të ndarat, i ndan të bashkuarat, afron të largëtën, largon të afërmën, bashkon atë që është larguar prej njeriut nga zemra dhe vullneti i tij, brengat dhe vendosmërinë e tij, i ndan brengat mërzitë, dëshpërimet dhe keqardhjen për kalimin e të mirave, gjithashtu ndan mëkatet dhe gjynahet, gjithashtu ndan ata që janë tubuar për ta luftuar prej ushtarëve të shejtanit, sa i përket asaj se afron të largëtën, do të thotë ia afron ahiretin, ndërsa ia largon të afërtën, është fjala për dynjanë - Dhikri e zgjon zemrën nga gjumi dhe kotja. - Dhikri është pemë që jep frute njohje të cilat i synojnë besimtarët - Përmendësi është afër Atij që e përmend dhe Ai që përmendet është me të, kjo prani është e vecantë jo prani e dijes dhe përfshirjes së përgjithshme, por prani e afërsisë, dashurisë, ndihmës dhe suksesit - Dhikri është shërim për zemrën dhe ilaci i saj, ndërsa gafleti është sëmundje për të. - Dhikri është baza e miqësisë me Allahun, ndërsa gafleti baza e armiqësisë me Të. - Dhikri sjell dhunti dhe largon dënimin në emër të Allahut. - Dhikri sjellë salavate prej Allahut dhe meleqve. - Kush dëshiron që të qëndrojë në kopshtet e xhennetit në këtë dynja të marrë pjesë në kuvendet e dhikrit, sepse janë kopshte të xhennetit - Kuvendet e dhikrit janë kuvende të meleqve, ata nuk kanë kuvende të tjera përvec kuvendeve të dhikrit. - Allahu i Lartësuar krenohet tek meleqt me ata që bëjnë dhikër - Dhikri është ndihma më e madhe e bindjes ndaj Allahut, sepse bën që njeriu ta dojë bindjen dhe e lehtëson për këtë, bën që ai të ndjejë kënaqësi në të. - Dhikri largon frikën nga zemra dhe i jep asaj siguri - Dhikri jep forcë, dhe nxitë në veprimin e asaj të cilën nuk mund ta vepronte nëse nuk e përmend Allahun. - Dhikri bën që njeriu të jetë i sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, kush është i sinqertë me Allahun në ditën e kijametit do të ringjallet me të sinqertit - Dhikri është mburojë ndërmjet robit dhe xhehennemit. - Dhikri është lehtësues për vështirësitë dhe mundimet. - Meleqt kërkojnë falje për ata që bëjnë dhikër ashtu si kërkojnë falje për penduesin. - Në të përmendurit e Allahut ka kënaqësi të madhe e cila nuk është e njëjtë me veprat e mira të tjera. - Të përmendurit e Allahut vazhdimisht në rrugë, në shtëpi e në vende të tjera është shumëzim i dëshmitarëve për robin në ditën e kijametit, edhe toka dëshmon për atë që e përmend Allahun në ditën e kijametit.
Përktheu: Merita Rexha
|