Thenie te ndryshme te urta |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 01 gusht 2007 |
Nuk janë të nevojshme fjalët aty ku janë të pranishme faktet.
Për të çrrënjosur diçka, duhet të kalojë po aq kohë për sa ajo është rrënjosur si sistem i të menduarit.
Në fillim duhet të njohësh të vërtetën. Po e dite të vërtetën, mund ta kuptosh të shtrembrën. Por, po e njohe të shtrembrën në fillim, është shumë e vështirë ta kuptosh të vërtetën. O ti që po e kërkon të vërtetën, mbaje në mend këtë rregull: “Ai që ka ndonjë dhembje ai do ta ndiej erën e së vërtetës”.(Xh. Rumi).
Nuk humb ai që pëson disfatë. Humbës është ai që edhe pas rënies nuk ngritet. (I. Shehbrahimoviq) I lumtur është ai që e dëshiron atë që e ka e jo ai që e ka atë që e dëshiron.
Sytë zgjedhin të bukurën, goja të ëmblën, mendja të dijshmen. Ajo që nuk rrjedh nga zemra nuk hyn dot në zemër. (Aforizëm turke) E kaluara shkrihet në të tashmen, ndërsa e tashmja, duke e ndërshprehur të kaluarën, krijon vizionin e së ardhmes.
|