Jam nė lidhje me njė njeri tė martuar... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 26 korrik 2007 |
Pyetje: Jam në lidhje me një njeri të martuar. Çfarë të bëj, a do ta kem mëkat nëse vazhdoj lidhjen me të edhe pse në Islam lejohet martesa e burrit me dy gra, por unë s’di si të veproj. Pendohem, por prap po vazhdoj me të. Allahu më ndihmoftë!
Përgjigje: Eselamu alejkum! Motër, nëse ai vëlla është musliman i ndershëm, atëherë ndërprene këtë lidhje dhe martohuni, nëse ju mendoni të jeni gruaja e tij e dytë, ngase jeni duke i bërë haram Allahut. Por nëse ai nuk është njeri që nuk ka frikë Allahun, nuk fal namaz etj., largohuni sa më shpejtë, ngase jeni në rrezik të madh, ngase ai ju mashtron, vetëm e don nderin tuaj e pastaj tallet me juve. Keni kujdes, motër, keni kujdes! Kini frikë dënimit të Allahut, ngase mund të jetë besnik me juve, por mos nguteni të mashtroheni prej fjalëve të tij, ngase shumë kanë dështuar nga këso lloj tradhëtish. Allahu ju ruajt!
Bedri Robaj |