Shkruar nga Blerta Shaqiri
|
e premte. 11 gusht 2006 |
Ekzistojnë mendime të ndryshme për moshën në të cilën duhet të fillohet me higjenën e gojës, por të gjithë janë të një mendimi se duhet të fillohet sa më herët. Nëna duhet të lajë gojën e fëmijut me gazë të njomë (lagur), kurse në moshën 3-4 vjeqare fëmija duhet të mësohet që vetë t’i pastroj dhëmbët. Fëmijëve të vegjël u rekomandohet brusha me fije të buta, për shkak të rrezikut të dëmtimit të mukozës dhe kjo brushë nuk duhet të përdoret më gjatë se dy muaj. Ndërsa te të rriturit u rekumandohet brusha me fije me fortësi mesatare.
Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po përdoren brushat elektrike, por rezultatet shkencore nuk tregojnë se janë më efikase se brushat klasike. Përparsi e tyre është se janë më atraktive për fëmijët dhe më të përshtatshme për përdorim për fëmijët e hendikepuar. Pas pastrimit të dhëmbëve brusha duhet lënë të dezinfektohet me 3% peroksik hidrogjeni dhe të mbahet ne vend të thatë, të ndritshëm dhe me kokë përpjetë. Për të pasur higjenë të mirë të gojës është me rëndësi të madhe edhe metoda e larjes së dhëmbëve.
Metodat më efikase për larjen e dhëmbëve janë : 1) Larja e dhëmbëve me lëvizje rrotulluese të brushës në të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve. 2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale të brushës duke filluar prej gingivës (mishit) të dhëmbëve drejt sipërfaqës kafshuese.
Metodat e gabuara për larjen e dhëmbëve janë : 1) Larja e dhëmbëve me lëvizje horizontale të brushës, kjo metodë nuk mundëson pastrimin e sipërfaqes anësore te dhëmbëve. 2) Larja e dhëmbëve me lëvizje vertikale prej lart poshtë dhe prej poshtë lart e cila nuk mundëson pastrimin e qafës së dhëmbëve. Me larjen e mirë të dhëmbëve ndikon edhe kohëzgjatja, rezultati i mirë arrihet pas pastrimit 4-5 minuta.
|