MЁNYRA E ABDESIT

 
Deshiroj te martohem me nje katolik... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė . 14 maj 2007

Pyeje:

Eselamu alejkum. Jam muslimane por nuk kam mbulesë, kontaktoj me nje  
djal katolik, shoqet me këshillojnë qe ta lë, por nuk mundem se atë e 
dashuroj  shumë edhe ai mua me thotë se më do dhe më ka 
premtuar se do te më lejojë t’i kryej obligimet e fesë dhe fëmijët 
që do të na lindin do të jenë musliman. 
A më  lejohet mua që të martohem me te?  Pres pergjigje.
 

Përgjigje:
Alejkum selam: Moter ju përderisa dëshmoni se jeni muslimane e
keni haram ta doni krishterin dhe të kontaktoni me të. Si doni të
martoheni me një njeri që i ka bërë shokë
Allahut të Madhëruar. Thotë Allahu në Kur’an: “Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë” Bekare 221

Ndoshta e dini se në Islam femra ka te drejtë të kërkojë një sasi te pasurisë nga bashkëshorti në hapat e parë të fejesës, pasuri e cila quhet Meher (këtë të drejte kanë vetëm muslimanet).

Transmeton Se Ummu Sulejmen (muslimane ne kohen e Muhamedit alejhi selam) e ka kërkuar ebu Tal’ha dhe por ajo ka refuzuar, duke i thënë se Mehrin e kishte te shtrenjtë, atëherë ebu Tal’ha i prezantoi asaj një shumë prej ari dhe argjendi por ajo i tha se Mehri i saj është me i shtrenjtë. I tha: cili është ai? Ajo i tha ISLAMI! Ai tha: Kush me tregon si te hyj ne Islam? Iu përgjigj: Unë! I tha Ummu Sulejm: Dëshmo se nuk ka zot qe meriton te adhurohet, te duhet, te madhërohet, pervec Allahut te Madheruar dhe se Muhamedi paqja mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofte mbi te është i Dërguari i Tij, atëherë Ebu Tal’ha e pranoi islamin dhe Mehri me i shtrenjtë në botë ishte mehri i Ummu Sulejmes .

Moter bëhu si kjo moter muslimane, e mos iu beso fjalëve mashtruese se do te jesh e lire te praktikosh fenë tënde pasi te martoheni me te, kujdes se mund te pikëlloheni ne kete bote dhe ne bote tjeter, Allahu ju ruajt.

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.