MЁNYRA E ABDESIT

 
Unė gjithmonė kam dyshuar nė trinitet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Cathryn Huges   
e hėnė. 23 prill 2007

Unë quhem Kethrin Hjugjis (Cathryn Huges) dhe jam një e re e cila ka pranuar fenë islame. Isha rritur si e  krishtere dhe isha ministreshë e ungjillit në kishën katolike, një lidere e re.

Unë gjithmonë kam dyshuar në trinitet dhe e kam pyetur veten se si është e mundur të ekzistojë një gjë e tillë. Kishte shumë njerëz që më thonin se është sikurse uji, Zoti është akull (estagfirullah) kur të shkrihet është Jezusi (estagfirullah) dhe kur të bie dëborë është Shpirt i Shenjtë. Marrëzira apo? Për këtë arsye kjo gjithmonë më ka hutuar.

Jam rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mendime perëndimore të cilat m'a kishin shpërlarë trurin. Mirëpo, prapë se prapë vazhdoja të mendoja nëse kjo është e vërteta. Dhe, pse të krishterët po luftonin me të tjerët!

Kam pasur përvojë të keqe me të krishterët të cilët  më kanë lënduar shumë. Gjithmonë e kam vërejtur se të krishterët nuk ishin të udhëzuar mirëpo bënin çdo gjë të mundur për t'i bindur të tjerët për fenë e re krishtere.

Kur isha e vogël, e ndjeja se Allahu është duke folur me mua. Ai m'i tregonte gjërat që askush prej njerëzve nuk mund të m'i tregonte. Allahu më tregonte se sa shumë më donte dhe se si i kishte krijuar yjet dhe gjithësinë.  

Më dërguan në kishë që ta gjej Zotin atje. Mirëpo, nuk ishte e njëjtë sikur ndihesha kur isha vetëm me Zotin. Pastaj, i vëreja se si femrat muslimane përrreth meje e bënin pazarin dhe punët e tjera ditore. Mendoja se ishte shumë e çuditshme të mbulohesha me petk, mirëpo isha shumë kureshtare ta dija se çka kishte pas mbulesës. Mendoja se mos ishte ndonjë idol për ta adhuruar.

Me kalimin e kohës, unë fillova të merrem me këndim dhe shkruaja këngë. Pastaj iu bashkova forcave ushtarake dhe shërbeja në Forcat Ajrore të SH.B.A. Këndoja në klube dhe mendoja që isha yll i botës dhe isha shumë e lumtur. Ashtu mendoja unë. Mirëpo, pastaj e përfundova punën në forcat ajrore dhe fillova të punoj si punëtore në shtetin e Kalifornisë.

Në punë e lëndova shpinën dhe kështu qëndrova për një kohë të gjatë. Nuk mund ta rrotulloja kokën prej një ane në anën tjetër, poashtu nuk mund të bartja asgjë dhe isha e kufizuar për disa punë. Gjatë kohës derisa shërohesha fillova ta shkruaj një libër për përmirësimin e vetvetes dhe si të bëhemi krishterë të vërtetë. Mirëpo, në fund i hodha fletët e librit. Luftoja vazhdimisht që t'ia bëj me dije popullit të krishterë se janë duke bërë gjëra të gabuara në lidhje me fenë krishtere. Në fund e kuptova se nuk mund t'i bindi ata dhe hoqa dorë nga përpjekjet e mia.

Vitet e fundit pas aksidentit e ndjeja se Zoti ishte i vërtetë në jetën time mirëpo jo sikur besonin të krishterët ose sikur mësonin të tjerët që e dija në SH.B.A. E ndjeja një zë se duhej të shkoja në Afrikë të punoj si pastore e krishterë dhe t'i ndihmoj refugjatët dhe të amputuarit e luftës në Sierra Lione. I dërgova paratë për ta nxjerrur biletën dhe duhej të udhëtoja në dhjetor kurse tani është muaji mars.

Pas kësaj vonese e pyeta Zotin të më tregojë se pse gjërat po ndodhnin në mënyrë të gabuar. Gjatë këtij viti i takova pesë muslimanë dhe u bëra shoqe e ngushtë me ta. Ata shihej se kishin një mbështetje të fortë në paqen dhe dashurinë në mes tyre. Kjo më bëri shumë kureshtare dhe shkova në bibliotekë  për ta marrë Kur'anin. Pasi e lexova pak thashë me vete: kjo është ajo që po e kërkoj... E ktheva në  bibliotekë dhe vazhdova me jetën time. Mirëpo, sa herë që bisedoja me shoqet muslimane e ndjeja një  ngrohtësi dhe shkëlqim përreth.

Pas kësaj vonese që ndodhi, fillova të kuptoj se duhej të ndërrmirrja një ndryshim të madh në jetën time. E ndjeja veten të përgjysmuar. Sapo kisha kaluar divorcin dhe babai më kishte vdekur, e unë ndjeja se më duhej një drejtim i drejtë. Më vonë e takova një shok nga Nigeria i cili më bëri ta ndjej Islamin edhe më shumë. Ai më ndihmoi të shoh se si Allahu më ndihmon. Poashtu e doja të njëjtën paqe, dashuri dhe mbështetje të fortë si muslimanët.

Më 5 Mars iu zotova me besnikëri Allahut dhe tani jam muslimane. E kam përqafuar Islamin dhe tani po e kuptoj se si Allahu kishte dashur që unë ta njihja Atë gjatë gjithë jetës sime. Ai është Zoti im dhe tani për tani jam shumë e lumtur dhe shpresoj se Allahu do të më udhëzojë në rrugë të drejtë për atë që ka planifikuar për mua.

E falënderoj Allahun për ndihmën, për faljen e gabimeve të mia dhe që më ka dhënë një jetë të re në rrugën e Tij.

Inshallah tani e filloj një udhëtim të ri, njihem me shumë miq muslimanë, rritem me Islamin dhe poashtu e studioj Kur'anin.

Unë jam një person i ri tani dhe jam shumë e kënaqur me Zotin tim të vërtetë! Unë jam e bekuar!!!
 

Është marrë nga: www.whatisislam.com

Shkruar nga Cathryn Hugheson të martën më 6 mars 2001
   

p.s.
Nëse keni dëshirë t'i dërgoni ndonjë email, ky është emaili i saj:
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.