Jam nė lidhje disa vjeēare me njė x-person... |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 19 prill 2007 |
Pyetje: Jam në lidhje disa vjeçare me një x-person. E di që kam mëkate dhe inshallah zoti m'i fal ato por pyetja ime është kështu: nëse lidhet kurora ose martesa me atë person a i shlyen Zoti këto mëkatet e përparme nëse martohesh me atë person që ke bërë mëkat? Shpresoj se do të marrë përgjigjen e duhur. Selam alejkum!
Përgjigje: Alejkum selam! Motër, keni frikë Allahun ngase ju e dini që bëni mëkat dhe vazhdoni në të. Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Gjithë ummetit tim do t'i falen mëkatet përveç muxhahirinëve." Shokët i thanë: kush janë muxhahirinët o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Ata të cilët bëjnë mëkat dhe ua mbulon Allahu kurse ata i zbulojnë ato dhe mburren me to." Pra, motër, ka mëkate që nuk falen por keni frikë Allahun. Dhe, martesa juaj nuk është vepër që i shlyen mëkatet që i ke bërë, por duhet që të pendoheni sinqerisht dhe sa më shpejt të largoheni nga ai mëkat dhe të pikëlloheni e të mëziteni për ato mëkate dhe ta lutni Allahun që t’ua pranojë pendimin.
Bedri Robaj |