MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilave grupe tė njerėzve iu jepet zekati? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 19 prill 2007

Pyetje:

Selamun Alejkum!
Kam një pyetje: cilave grupe të njerëzve iu jepet zekati?
Kur them "grupe njerëzish" e kam fjalën për familjarët, 
pra cilëve anëtarë të familjes (që janë të dobët ekonomikisht) 
mund t'iu jepet Zekati e cilëve jo?!
Esselamu Alejkum ue Rahmetull-llahi ue Berekatuhu!
 


Përgjigje:
Alejkum selam ve rahmetullah ve berekatuhu!
Allahu i ka cekur në Kur’an personat që duhet t'u jepet zekati: "All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati, etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet." (Tevbe: 60)
Por, nëse kanë nevojë të afërmit si: vëllëzërit, motrat, axhallarët, dajallarët, hallat, tezet, etj., është më mirë t'u jepet atyre, ngase në një hadith thuhet: “T'i japësh sadaka të varfërit ke një shpërblim (pra, ke shpërblimin e një sadakaje) kurse t'u japësh të afërmve ke dy shpërblime, për afërsinë dhe për sadakanë." (Transmeton imam Ahmedi).
Kurse, nuk lejohet t'i jepet zekati: prindërve, gjyshërve, nënave, gjysheve, fëmijëve,  fëmijëve të tyre (nipave), vajzave dhe fëmijëve të tyre (mbesave) ngase këta e ka për obligim t'i mbajë nga pasuria e tij.
Dhe, gjithashtu nuk lejohet t'i jepet gruas, kurse, gruaja ka të drejtë t'i jap burrit të saj.

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.