Kusherira e burrit mbran kryqin nė dhomė, a mė lejohet ta vizitoj...? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė. 16 prill 2007 |
Pyetje: Selam alejkum. Jetoj me burrin në Zvicër. Jam e mbuluar dhe ne të dy e falim namazin. Burri e ka një kushërirë e cila banon me burrin dhe fëmijët e saj te shtëpia e shefit të vet ngase aty edhe punojnë. Mirëpo në dhomën e tyre ata mbajnë kryqin dhe thonë se s'mund ta heqin se s'i lejon shefi i tyre. Unë refuzoj ta vizitoj atë familje sepse mendoj se bëj mëkat, e nga ana tjetër kemi presion nga familja dhe nuk është mirë që të ndërpriten lidhjet familjare. Më jepni përgjigjen tuaj sipas mundësisë. All-llahu ju shpërbleftë në të dy botët!
Përgjigje: Alejkum selam! Motër, vazhdoni t'i këshilloni ata derisa ta heqin atë nga shtëpia dhe ua shpjegoni domethënien e kryqit. Inshallah Allahu i udhëzon dhe e largojnë atë, por ju mos e ndërpritni lidhjen me ta, ngase Muhamedi s.a.v.s. bënte tavaf rreth Qabes dhe aty kishte idhuj. Por, ai i urrente ata dhe nuk mund t'i largonte.Pra, ju vizitoni ata dhe vazhdoni t'i këshilloni dhe bëni dua për ta. Allahu ju shpërbleftë për mundin!
Hussein Serraxh |