MЁNYRA E ABDESIT

 
Fik'hu duhani dhe shėndeti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Behauddin Gashi   
e shtunė. 05 gusht 2006

Prej rregullave të Fik’hut islam është se:
“Nuk guxohet që t’i bëhet kurrfarë padrejtësie askujt (as vetvetes)” dhe “Padrejtësia duhet të evitohet”.
Profeti Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: “Nuk hiqet e keqja me të keqe”.( Transmeton Ahmedi.)
“Të qëndrosh në një ambient (mexhlis) të mirë është sikur të shkosh te tregtari i miskut edhe nëse nuk blen parfum prej tij, në ty mbetet aroma e këndshme,  ndërsa të qëndrosh në një ambient të keq është sikur të shkosh te farkëtari ose do t’i djeg rrobat tua ose do të dalësh  nga ai me erë të keqe. (Hadithi i përmendur me kuptim transmeton Buhariu).
Ndërsa Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “I gjithë umeti im është i falur, përveç ata që i veprojnë mëkatet haptazi (sheshazi).
Në këtë veprim e mëkat  hyjnë edhe ata që e pinë duhanin, sepse, megjithëse janë të bindur për dëmin që kanë në trupin e tyre, ata e pinë atë haptazi, jo vetëm duke i rënduar të tjerët, por edhe duke i nxitur në këtë të keqe të madhe… Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “…Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, le t’i  bëjë mirë fqinjit të tij…”.(Trans. Buhariu dhe Muslimi).
Pra, besimtari i vërtetë, nuk e mundon fqinjin e tij. Duhanxhiu shqetëson gruan, fëmijët, fqinjët, melekët dhe ata që falen me të…(nëse është prej atyre që falen…).

Sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, WHO, me fjalën shëndet, kuptohet mirëqënia e tërësishme fizike, psikike dhe sociale e njeriut  e jo vetëm mungesa e ndonjë sëmundjeje tek ai.
 

Shëndeti, pasuria më e madhe e njeriut, nuk duhet të jetë  preokupim  vetëm i punonjësve të shëndetësisë, por, në radhë të parë, i çdo individi, shteti dhe gjithë shoqërisë. Të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me mënjanimin e shkaqeve të cilat të çojnë në sëmundje si dhe ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njeriut, duhet të kenë gjithmonë përparësi. 
                                             
Marrë nga libri: "Duhani dhe padrejtësia" i Behauddin Gashit.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.