Shkruar nga --
|
e hėnė. 19 mars 2007 |
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Zemër e shëndoshë është ajo që është e pastër nga shirku, urrejta, xhelozia, zilia, lakmia, mburja, dashuria për dynjanë dhe pozitën. Që është e mbojtur prej çdo gjëje të dëmshme që e distancon atë nga Allahu, e mbrojtur nga çdo dyshim që është në kundërshtim me Shpalljen e Tij. Është e mbrojtur nga të gjitha qejfet që e kundërshtojnë urdhërin e Tij dhe nga çdo dëshirë që e kundërshton atë që Ai e ka caktuar (kërkon) prej robërve të Tij, dhe e cila është po ashtu e mbrojtur nga gjithçka që e shkëputë me Allahun. Kjo zemër, e shëndoshë dhe e mbrojur, është ne Xhenet në këtë jetë, në Xhenet në berzah dhe në Xhenet në Ditën e Ringjalljes. Mbrojtja dhe sigura e zemrës nuk mund të përkryhet assesi, deri sa nuk është e pastër prej pesë gjërave:
I. Shirkut, që e asgjëson teuhdin.
II. Bid’atet (risitë), të cilat janë në kundërshtim me Sunetin.
III. Dëshirat / epshet të cilat janë në kundërshtim me urdhërin e Allahut, subhanehu ve teala.
IV. Shkujdesit, që e kundërshton të përmedurit e Allahut, subhanehu ve teala.
V. Dëshirën me të cilën asgjësohet pastërtia dhe sinqeriteti (në qëllim dhe synim).
Këto pesë gjëra janë barierë mes robit dhe Allahut dhe nën secilën prej tyre ka shumë kategori tjera që në vete përmbajnë çështje unike të cilat nuk mund të numërohen. |