MЁNYRA E ABDESIT

 
Njeti (qėllimi) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė . 14 mars 2007


Nijeti është shpirti i një vepre.
Puna pa nijet është rraskapitje e kotë. Nijeti pa sinqeritet është syefaqësi.  Allahu i Madhërishëm thotë në Kuran: “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që bënë ato dhe e bëjmë atë hi dhe pluhur” (Efurkanë: 23)
Nijeti është një nga çështjet më të rëndësishme, sepse të gjitha punët fetare dhe të kësaj bote varen nga ai, forcohen ose dobësohen, prishen ose rregullohen në bazë të tij.
Nijeti është shtylla dhe kushti bazë për fillimin dhe vazhdimësinë e një pune. Nijeti është qëllim, motivim dhe nxitje që lind në zemër për të bërë diçka të mirë që sjell dobi, apo largon një dëm, është dëshira për të bërë një punë për kënaqësinë e Allahut, apo që t’i bindësh urdhërave të Tij.
Transmetohet se prijësi i besimtarëve, Umer Ibnul Hatabi, ka thënë: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të) duke thënë: “Të gjitha veprat vlerësohen nga qëllimi (nijet), ndaj dhe çdo person shpërblehet sipas qëllimit të tij…”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Po ashtu thotë Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem: “Allahu i ka dhënë dikujt pasuri dhe dije. Ai e shfrytëzon dijen e fituar për të shpenzuar pasurinë e tij në punë të mira. Kurse një tjetri Allahu i ka dhënë dije, por nuk i ka dhënë pasuri. Ai thotë: “Sikur të kisha unë pasurinë e tij do të veproja me të, ashtu siç vepron dhe ai”. Shpërblimi i të dyve është i njëjtë.  Allahu i ka dhënë pasuri dikujt por si ka dhënë dije dhe nuk e shpenzon atë si duhet dhe njeriut që si ka dhënë as pasuri as dije dhe thotë: Sikur të kisha pasuri si ai do të bëja si bën. Ata kanë dënim të barabartë”
(Transmeton Ahmedi dhe Ibn Maxhe)
Në të njejtën mënyrë, për çdo vepër që kryhet pa nijetin e duhur nuk mund të ketë shpërblim. Ibën Rexhepi thotë: “Cdo punë e kryer nga njeriu varet tërësisht nga nijeti i tij. Në bazë të tij mund të gjykojmë nëse puna është e saktë ose e gabuar, apo nëse ai person meriton shpërblim apo dënim.

Nijeti i sinqertë dhe veprat e lejuara dhe të ndaluara:
Veprave të lejuara nëse i shoqërohet nijeti i sinqertë shndërrohen në adhurime, d.m.th. me kryerjen e tyre muslimani merr  sevape. Kështu, nëse dikush ha dhe pi më qëllim që të jetë në gjendje të kryejë siç duhet adhurimet, atëherë ai do të shpërblehet për nijetin e tyre. Me një vepër të mirë mund të synosh shumë mirësi, dhe për çdo nijet ke sevap pasi secili prej tyre është mirësi e mirë, pra veprave të lejuara ia shtojmë nijetin e sinqertë dhe shndërrohen në vepra që afrohemi tek Allahu. Prandaj, duhet të mos nënvlerësojmë asnjë prej fjalëve apo lëvizjeve tona dhe gjykojmë vetën tonë para se t’ia fillojmë të punojmë.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sa herë që shpenzon diçka, duke pasur për qëllim kënaqësinë e Allahut do të shpërblehesh për atë gjë, bile edhe një kafshatë që mund të vendosësh në gojën e gruas tënde.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Duhet të kemi kujdes se nijet i mirë nuk mund të shndërrojë mëkatet në punë të mira, kështu p.sh. kush blen bileta llogarie për bamirësi, apo për rrugë të Allahut, është mëkatarë, kush përgojon një njeri për t’i bërë qejfin tjetrit, është mëkatarë edhe pse ka pasur nijet të mirë etj.
Pra, nijeti i mirë i kthen në të mira veprat e lejuara, ndërsa të ndaluarat nuk mund t’i kthejë kurrsesi në vepra të mira.

Kushtet për pranimin e veprave
 
Për me qenë një vepër e pranuar te Allahu duhet t’i plotësoj dy kushte:

1. Sinqeriteti, d.m.th. qëllimi (nijeti) duke bërë një punë të jetë vetëm për hir të Allahut, pa asnjë qëllim për t’u dukur faqe njerëzve, për t’u lavdëruar, për të fituar emër etj.
2. Të jetë në përputhje me sunnetin, porositë dhe mësimet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. 

                                                                       Përgatiti: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.