MЁNYRA E ABDESIT

 
Esma bint Umejs, pronarja e dy hixhreteve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė . 03 mars 2007
 

 



 Koha na ndan nga ata që janë larguar nga kjo botë, por gjurmët e hajrit të tyre do të ngelin deri në Ditën e Kiametit.
                                                                                                                     
Esma ka bërë hixhret bashkë me bashkëshortin e saj, Xhaferin, për në Abisini. Ajo ka vuajtur shijen e hidhur të kurbetit dhe të jetës së vështirë në një vend larg familjes,  por megjithatë e përballoi atë.

Gjatë ekspeditës në Sham, Xhafer bin Ebi Talibi ishte njëri prej emirëve në mesin e tre emirëve që e udhëhoqën me trimëri atë betejë të ashpër. Në këtë betejë Xhaferi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ra dëshmor. Esma u mërzit shumë për humbjen e bashkëshortit të saj. I Dërguari i Allahut e ngushëllonte dhe ia lehtësonte këtë fatkeqësi Esmës, derisa ajo i fshiu lotët dhe duroi duke shpresuar nga Allahu që të fitojë edhe ajo si bashkëshorti i saj, të vdesë shehide dhe të fitojë xhenetin.

Esma u përqendrua në edukimin e tre fëmijëve, pa pasur bashkëshort që ta ndihmojë ose përkrahë. Bashkëshorti i saj ia kishte lënë amanet familjes së tij që kufomën e tij mos ta lante dikush tjetër përveç bashkëshortes së tij. Ajo e zbatoi porosinë e bashkëshortit të saj, por kjo qe shkak që t’i shtohej mërzia për vdekjen e bashkëshortit të sinqertë.

Pasi kaloi një kohë, Aliu i kërkoi Esmës që të martohej me të si besnikëri ndaj Xhaferit dhe që të kujdesej për fëmijët e tij. Aliu e ka kërkuar Esmën pasi i ka vdekur gruaja e parë, Fatime Zahra, Allahu qoftë i kënaqur me të.Allahu e mëshiroftë Esmën, sepse ka qenë simbol i femrës së mençur dhe durimtare. Ajo na ka lënë jehonën e udhëtimit të saj, i cili, në një kohë kur veshi ynë është mësuar të dëgjojë gjëra të kota, të trondit.
Kjo është sahabija fisnike Esma bint Umejs, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.