MЁNYRA E ABDESIT

 
Barnat prej tė cilave duhet pasur kujdes gjatė shtatzėnisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 28 shkurt 2007



Shumë barna nuk janë testuar fare në shtatzëna dhe askush nuk e din se si ndikojnë në shëndetin e fetusit.
Nëse keni problem me shëndet, qoftë edhe pak dhe për këtë shkak merrni ndonjë bar, bisedoni me mjekun tuaj se a mund ta përdorni atë bar gjatë shtatzënisë.
Asnjëherë mos e ndërpreni marrjen e barit pa u kosultuar me mjekun. 
Për disa barna është treguar se shkaktojnë anomali të lindjes dhe për këtë arsye duhet larguar marrjes së barnave përveç nëse mjeku që ua përshkruan barnat e din që jeni shtatzënë.
Disa barnave, për t'u eliminuar tërësisht nga organizmi, u duhen disa ditë, javë apo muaj, kështu që mundohuni ta ndërpreni marrjen e barnave edhe para shtatzënisë.

Gjatë shtatzënisë duhet ikur këtyre barnave:

- Antrogjenet (përdoren për shërimin e endometritit)
- Antikoagulantët (përdoren si preventivë kundër  koagulimit të gjakut)
- Antikonvulzivët (përdoren për shërimin e sëmundjeve epileptike)
- Antidepresivët (FLUOXETIN, BAROXETIN dhe INHIBITORËT tjerë të SEROTONINËS)
- Antitiroidët (përdoren për mjekimin e hiperaktivitetit të gjëndrrës tiroide)
- Aspirin, Andol, Ibubrufen dhe barnat e tjera antireumatike (p.sh.: Voltaren dhe Ketonal që janë kundër temperaturës së lartë dhe dhimbjeve)
- Barbituratet
- Benzodiazepin
- Barnat Kemoterapeutike siç është Metotrexat që përdoret për mjekimin e tumoreve
- Dietilstilbestrol (që përdoret për trajtimin e problemeve me menstruacione, te menopauza dhe kanceri i gjirit)
- Estrodiol (që përdoret te kontraceptivët oral)
- Isotretinoin (që përdoret për mjekimin e akneve)
- Litium (që përdoret për mjekimin e çrregullimeve maniake depresive dhe çrregullimeve  bipolare)
- Tetraciklin (antibiotik për mjekimin e infeksioneve)
- Streptomicin (antibiotik për mjekimin e tuberkulozës)
- Antihisteminikët josedativ (terfenadin, astemizol që është kundër alergjisë).   

                                                                             
Përktheu: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.