MЁNYRA E ABDESIT

 
Drejtuar ty, agjėrues! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e martė . 24 qershor 2014
 Le të jetë koha jote e mbushur me përkushtim të plotë adhurimeve në këtë muaj. Agjërim, lexim Kur’ani, namazi në kohën e vet, përmendje e Allahut në çfarëdo gjendje...







Në vigjilje të muajit të shenjtë, Ramazan, lus Allahun që fillimisht ta arrish atë, qoftë edhe një ditë... Krijuesi të përzgjodhi nga të gjitha krijesat e tjera, të pajisi me intelekt në mënyrë që t’i të mos i pësosh disfatat që burim kanë injorancën dhe të mos humbësh këtë dhe botën tjetër. Andaj, ti mos u trego i pavëmendshëm ndaj këtyre dhuntive, sidomos në këtë muaj, vlera e të cilit nuk përshkruhet në këta rreshta. Shfrytëzoji të gjitha ‘monedhat për të blerë gjithë të mirat e këtij muaji’. 

A dëshiron të jesh prej atyre, për të cilët thotë Allahu në Kur’an “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim ashtu siç u qe bërë obligim atyre që ishin para jush me qëllim që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare: 183)?

Devotshmëria është çmimi i agjërimit.
Ec nëpër të gjitha rrugët që një ditë do të çojnë tek porta e Xhennetit, me emrin Er-Rejan. E destinuar vetëm për ty, agjërues. Mendo, ç’vlerë paska agjërimi. Mos e percepto thjesht abstenim nga gjërat e ndaluara dhe kaq. Përfiton trupi dhe shpirti yt. Kam bindjen që e mësove sadopak vlerën, jepja hakun. Le të jetë koha jote e mbushur me përkushtim të plotë adhurimeve në këtë muaj. Agjërim, lexim Kur’ani, namazi në kohën e vet, përmendje e Allahut në çfarëdo gjendje, organizo iftar brenda mundësive tua, vizito farefisin, bëj dua vazhdimisht, respekto prindërit, ndihmoju fqinjëve në nevojat e tyre, ji i qetë, sepse ti je agjërues, nuk je mallkues. Ji me edukatë prej agjëruesi edhe pas këtij muaji.

Tani, më lejo të përgëzoj ardhjen e muajit të Ramazanit dhe Zoti të përgëzoftë ty me Xhennet. Amin, amin, amin!

Me respekt, vëllai yt në fe, Hoxhë Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.