Mos shkoni në shtrat pa i bërë lutjet para gjumit. Ato janë mburojë dhe freski shpirti të pazëvendësueshme.
1. Evito ngjyrën e kaltër para gjumit – Fikni Tv-në, kompjuterin dhe të gjitha elementet që shkaktojnë shqetësimin “blue”. 2. Evitoni kotjet pas dite – Shpesh kur vijnë njerëzit pasdite nga puna, pushojnë duke bërë një gjumë të trazuar i cili shpesh është lodhës. 3. Ndaleni alarmin – Për aq kohë që keni vendosur të pushoni mos e prishni gjumin. 4. Vendosni jastëk prapa shpine – Kjo për ata që vuajnë nga dhimbjet e shpinës dhe sëmundjet reumatike. 5. Shtrijeni kokën në jastëk – Mos fleni duke parë parë TV apo në lap-top duke e shtrembëruar qafën. 6. Mbani pastër çarçafët dhe jastëkët –Në veçanti për ata që vuajnë nga alergjia e pluhurit. 7. Alarmin rregullojeni edhe në fundjavë – Shpesh njerëzit në fundjavë nuk punojnë dhe si pasojë flejnë shumë më shumë se sa që duhet, gjë e cila nuk është e shëndetshme. 8. Mos pini kafe – Para gjumit mos pini asnjëherë kafe se ajo e çrregullon gjumin dhe ju sjell pagjumësi. 9. Ushtrimet dhe fitnesi – Ushtrimet e ekuilibruara sjellin gjumë të rehatshëm. 10. Hani darkë të lehtë – Ngrënia natën diçka të lehtë e vendos në vijë “sistemin digjestiv” i cili ju sjell një gjumë të lehtë (as nuk mbetet i zbrazur e as nuk ngarkohet). 11. Mos pini alkool – Alkooli sjell dëme të rënda, e njëra nga ata është edhe insomnia – pagjumësinë kronike (kjo nga studimet e fundit përforcohet shumë) 12. Evitoni lëngjet 1-2 orë para gjumit – Pasi që shpesh shkaktojnë urinimin gjatë mbrëmjes dhe për njerëzit në moshë shkaktojnë inkontinencë urinare... 13. Ndalni dritat e mëdha – Drita e madhe është një armik i fjetjes së shëndoshë. 14. Ndalni zërat – Zërat pa dyshim janë armiku i gjumit, prandaj sigurohuni nga ata para se të flini. 15. Mos pini duhan – Duhani është pjesëmarës edhe në pagjumësinë – insomnia. 16. Mos mbani kafshë në shtëpi – Ato shpesh nuk kanë orar gjumi dhe ankesat e tyre shndërrohen në ankth për ju. 17. Mundohuni të qetësoheni para gjumit – Gjendja shpirtërore është ndikuese për një gjumë të rehatshëm. 18. Evitoni qetësuesit dhe gjumësjellësit nga medikamentet – Ata shkaktojnë varësi. 19. Mos shkoni në shtrat pa i bërë lutjet para gjumit - Ato janë mburojë dhe freski shpirti të pazëvendësueshme. E përpunoi: Valbona Kelmendi |