Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e enjte . 10 prill 2014 |
- Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit. - Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve etj).
- Falja e namazit në kohë. - Përdorimi i shprehjeve "të lutem" dhe " faleminderit". - Nuk ka "rrahje", "mallkim dhe "fyerje". - Çdo njëri të shërbejë vetveten e tij, jo t’i vërë të tjerët në shërbim të tij. - Mbylle atë që ke hapur: derën, dritaren, kapakun dhe shishen. - Ngrite atë që ka rënë dhe lëre vendin në gjendjen më të mirë. - Dhoma jote është përgjegjësi e jotja! - Dëgjo secilin që flet dhe mos ia ndërpre fjalimin. - Dhënia e selamit kur hyn dhe del. - Leximi i një pjese të Kur’anit, istigfarit dhe dhikrit. - Kujdesi për mësimet, bërja e detyrave dhe mosmungesa në shkollë. - Familja dhe nevojat e tyre kanë përparësi para shokëve. - Të mos hyjë tek dhoma e tjetrit, përveçse me leje. - Nuk ka ndejë pas kryerjes së namazeve obligative dhe kryerjes së detyrave (shkollore të fëmijëve), përpos për ndonjë rast që kërkon zgjatjen e qëndrimit (p.sh. prania e mysafirëve etj). - Orari i lojërave në kompjuter dhe teknologji të tjera të jetë i kufizuar dhe në kohën kur janë të lirë nga obligimet tjera. - Shërbimi i prindërve, puthja e kokës dhe dorës së tyre dhe mosngritja e zërit në prezencën e tyre. - Nuk lejohet përdorimi i asnjë teknologjie, derisa qëndron me familjen. - Prania e gjithë anëtarëve në ushqimin e drekës dhe darkës. - Shoqërimi i familjes në rastet e festave dhe takimeve shoqërore. - Secili anëtar është i obliguar të ruajë shtëpinë dhe çka ka në të. - Privatësia familjare të jetë e pacenueshme. - Respektimi i mendimit të tjetrit. - Trajtimi me drejtësi i fëmijëve. - Mos hap celularin e tjetrit, pos nëse ke leje parapake. - Mosmarrëveshjet eventuale të zgjidhen me dialog dhe kjo nuk duhet të ndikojë në raportet mes jush në të ardhmen. PROTOKOLLI FILLON ZBATIMIN QË NGA KRIJIMI I FAMILJES. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi |