Shkruar nga Valbona Kelmendi
|
e enjte. 03 prill 2014 |
Si mali... çdo nënë kërkon qiellin e kaltër, Si pylli... çdo nënë fsheh ëndrrat, Si dëbora... çdo nënë mbulon gjithçka pastër, Si era... çdo nënë shtegton nëpër zemra. Si dielli... çdo nënë një çast perëndon, Si shiu... çdo nënë freskon ngadalë, Si yjet... çdo nënë së largu vështron, Si Hënë... çdo nënë natën ndriçon. Si lulet... çdo nënë aromën e fal, Si uji... çdo nënë shndërrohet në jetë, Si bletët... çdo nënë punën s'e ndal, Si jeta... çdo nënë përditë ndryshon në të mirë të fëmijës së vet... |