Muhamedi alejhi selam, ti dhe sprovat |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e shtunė. 21 dhjetor 2013 |
Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro!
- A të kanë vdekur të dy prindërit? I dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, është rritur jetim. - A të ka vdekur ndonjë fëmijë? Të dërguarit të Allahut i kanë vdekur të gjithë fëmijët sa ka qenë gjallë, përveç Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me atë. - A të ka akuzuar dikush në nderin tënd? I dërguari i Allahut është akuzuar për nderin e gruas së tij, Aishes, Allahu qoftë e kënaqur me atë. - A të është ngushtuar kjo botë dhe nuk ke pasur furnizimin e një dite? Në shtëpinë e të dëguarit të Allahut nuk është ndezur zjarri një muaj. - A ke borxhe? Ka vdekuar i dërguari i Allahut, ndërsa mburoja e tij ishte hipotekë tek çifuti. - A je kërcënuar me vdekje? I dërguari i Allahut ishte i kërcënuar nga çifutët dhe paganët. - A je nënçmuar ndonjëherë nga ndokush? Të dërguarit të Allahut ia kanë vendosur zorrët e deves mbi atë. - A i bart peripetitë dhe telashet e një çështjeje? I dërguari i Allahut ka bartur dertin e davetit dhe mesazhit. - A të ka përgënjeshtruar ndokush dhe ta ka refuzuar fjalën tënde? Të dërguarin e Allahut e ka përgënjeshtruar populli i tij dhe ia kanë refuzuar fjalën e tij. - A je akuzuar për diçka që nuk e ke vepruar? I dërguari i Allahut është akuzuar për magji dhe çmenduri. - A je lodhur nga adhurimi? Të dërguarit të Allahut iu janë ënjtur këmbët nga namazi i natës. Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi |