I PENDUAR, pasi u pendove dhe braktise çdo gjë për Allahun, asnjëherë mos ia jep rastin djallit të të mashtrojë dhe të kthehesh në atë rrugë. Allahu na ndihmoftë në rrugën e pendimit dhe na mbrojttë nga çdo gjë që na devijon nga ajo. Amin!
1- Falëndero Allahun që të bëri të kuptosh peshën e mëkateve ndaj Tij, që të ka mundësuar të pendohesh, dhe nuk ta mori shpirtin dukë bërë mëkate. 2- Dije se ti e bëre të vdekur zemrën tënde në mëkate, por Allahu ta ka ngjallur me dritën e udhëzimit. 3- A e din se Allahu është gëzuar për pendimin tënd, edhe pse Ai nuk ka nevojë për ty? 4- A e din se Allahu të ka premtuar se do t’i shndërrojë të këqijat e tua në punë të mira? 5- A e din se ti tash je nga ata që i do Allahu? 6- Bëhu i sinqertë në pendimin tënd dhe bindu se Allahu do ta pranon atë. Kujto vrasësin e 100 personave. 7- Largohu nga shoqëria e keqe dhe mos u ul me ata, fshij numrat e tyre dhe mënjano çdo gjë që t’i rikujton ata. Ata jane shigjeta helmuese. 8- Lutu tek Allahu që të forcojë në këtë rrugë. 9- Mos u mund nga ana e frikës, dije se Allahu falë atë që pendohet. 10- Largohu nga çdo mbeturinë e së kaluarës: fotografi, satelit, revista, numra dhe youtube. 11- Akuzo pendimin se ai nuk është i plotë dhe se ai ka mangësi e dobësi, ashtu që çdo herë të jesh i penduar. 12- Në fillim mund të gjesh vështirësi në lënien e mëkateve, por kush i frikësohet Allahut, Ai ia hapë rrugët. 13- Dijes e se shoqëria e përmirësimit nuk është shoqëri e pagabuar, por në mesin e tyre ka: të mirë dhe të këqinj, të mangët e të shkëlqyer. Kapu pas fesë e jo pas njerëzve. 14- Fillo të ndryshosh sjelljet e tua me familjen tënde që nga momenti i udhëzimit, ashtu që njerëzit të shohin shenjat e udhëzimit në ty. 15- Bëhu person me fillim serioz dhe me ambicie të larta. 16- Mundohu të ruash tekbirin fillestar me imamin dhe safin e parë. 17- Lexo biografinë e Muhamedit alejhi selam që të mësosh si ka qenë me Allahun dhe me njerëzit. 18- Disa njerëz mund të tallen me ty, si: të afërmit, shokët në shkollë e punë, njerëzit e lagjes. Por, mos ua vërë veshin. 19- Vizito vendet që zbusin zemrën tënde, si: spitalet, shtëpitë e pleqve, varrezat, vendin ku pastrohen të vdekurit etj. 20- Vizito faqet e dobishme islame në internet që kanë: ligjërata islame, shkrime të ndryshme dhe pyetje e përgjigje rreth fesë. 21- Kujdesu të bësh adhurime vullnetare, si: agjërim, sadaka, lutje, dhikër, lexim të K’uranit, namaz nate etj. 22- Plotësoje kohën tënde të lirë me aktivitete serioze, si: mësim të K’uranit përmendësh, kërkim të diturisë, ose me gjëra të lejuara, si: sport, ushtrime fizike, not etj. 23- Rregullo kohën dhe vendos listën e prioriteteve. Ji i vendosur t’i realizosh ato: të martohesh pas një viti, mësimin përmendësh të Kur’anit pas një viti, mësime dhe ligjërata çdo javë. 24- Bashkimi me shokë të mirë që pajtohen me ty dhe të ndihmojnë. 25- Njihe parëndësinë e dunjasë dhe shuaje atë se ajo nuk vlen asgjë. 26- Kontakto më shpesh me ndonjë hoxhë, thirrës, mësues që ai të jetë me të cilin këshillohesh për çështjet dhe problemet e tua të cilat mund të ndodhin ty pas pendimit. 27- Kujdes nga portat e shejtanit, cytjet dhe dyert e tij, mos paso hapat e tij. 28- Mos nxito të gjykosh të tjerët: filani është qafir, bidatxhi, kronik, e të ngjajshme me këto shprehje, përveç pas vërtetimit dhe konsultimit me njerëzit që kanë dije dhe eksperiencë në këto çështje. 29- Nxito në ndalimin nga e keqja. 30- Ti ke nevojë për qëndrueshmëri deri në vdekje. 31- Le të shërbejë e kaluara jote si një mësim për ty në jetën tënde. P.sh. tek neglizhenca në shoqërimin me të këqinjtë. Këta janë shkak për devijimin tënd, atëherë mos e neglizho këtë detaj. 32- Dije se mëkatet e tua të mëdha nuk janë pengesë që të jesh një burrë (grua) i madh pas udhëzimit, kush ka qenë Omeri-Allahu qoftë i kënaqur me të- para Islamit dhe pas. 33- Patjetër ta dish kuptimin e saktë të pendimit, dije se lejohet të lozësh, të udhëtosh, të zbukurohesh, të tregtosh. Të gjitha këto në përputhje me rregullat islame. 34- Largohu nga vendet e joshjes dhe sprovës. Sprovat janë dy llojesh: 1) epshe dhe vendet e tyre: tregje, qendra tregtare, kanale televizive. 2) Dyshime, si: leximi i librave që kanë ide denigruese, shikimi i programeve dhe emisioneve që cenojnë besim tonë. 35- Shkruaj tregimin tënd të udhëzimit, ndoshta merr mësim ndokush . 36- Lexo tregimet e të penduarve dhe merr shembull nga pendimi i vërtetë i tyre. 37- Mos fillo në dawet-thirrje islame, përveç pasi të kesh njohur bazat e fesë dhe kushtet e saj. 38- Kërko dijen në rrugë të drejtë, sepse ajo është mjet për shpëtimin tënd pas Allahut të Lartësuar. 39- Mëso dispozitat që kanë të bëjnë me pendimin. 40- Llogarit se kjo ditë është dita e fundit për ty, çka kishe bërë në këtë rast. 41- Lexo Kur’an dhe përmend Allahun shumë ashtu që zemra yte të mbushet me dashuri ndaj Allahut. 42- Nxito të martohesh ashtu që të ruash nderin tend, sepse shumica e mëkateve janë nga epshet. 43- Çdo gjëje jepja vendin e saj dhe mbaj balanceë. 44- Merr përgjigjet e fesë vetëm nga njerëzit competentë. 45- Ndërro numrin e celularit, ashtu që mos të thërrasin shoqëria e kaluar, apo shoqet e të së kaluarës. 46- Tërheqja vërejtjen njerëzve nga vendet e mëkateve. 47- Mëkatet e vetmisë janë shkak për lajthitje, ndërsa adhurimet në vetmi janë shkak për përforcim. 48- Mos shko tek shokët e vjetër që t’i thërrasesh në fe, përveç atëherë kur je forcuar shumë, dhe në shoqërinë tënde të jetë një njeri që e kupton thirrjen. 49- Nëse ke mundësi bëj Umre dhe Haxhxh me shoqëri të shëndoshë. 50- Kujdes nga ekstremi i tepruar, andaj fillo me punë të pakta, sepse puna më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme edhe nëse është e paktë. I PENDUAR, pasi u pendove dhe braktise çdo gjë për Allahun, asnjëherë mos ia jep rastin djallit të të mashtrojë dhe të kthehesh në atë rrugë. Allahu na ndihmoftë në rrugën e pendimit dhe na mbrojttë nga çdo gjë që na devijon nga ajo. Amin! Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi |