MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėnė… e ndiej veten fajtor! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Osman Ballazhi   
e diel . 27 tetor 2013

Atëherë kur çmallemi, është pikërisht ai momenti kur fillojmë të ndjejmë mallin më të madh! Atëherë kur ndahemi, çmallim zemrat deri në pafundësi!





Nënë, për çdo herë më kujtohen duart e tua të vrazhda, duar të cilat s'u ndalën dot derisa më shihnin teksa buzëqeshja! Janë ato duar që dridheshin nga frika se mos ndoshta më mungon diçka. Janë ato duar të cilat zbuteshin teksa më përkëdhelje, janë pikërisht ato duar të cilat s'u dorëzuan edhe në momentet kur gjithçka dukej e pamundur!

Nënë, kam kuptuar se edhe nëse tentoj të mbaj gjënë më të shtrenjtë për nëntë muaj me radhë dhe të kujdesem për të, unë do ta humbisja.

Nënë, kuptova se dashuria është e madhe, por burimi i saj rrjedh nga ti.

Nënë, edhe pse tani më duket se unë jam i lirë dhe i matur në jetën time, kuptova që nuk isha i rëndësishëm për ty vetëm atëherë derisa s'dija të flas.
 
Nënë, sikur kjo botë të më ipej e tëra në kompenzim, a do ta paguante of-in tënd kur t'i brengoseshe për shëndetin tim?

Nënë, këto fjalë i shkruaj me shumë ndjenja të thella, por frikohem sepse pasi t'i mbaroj fjalët, unë përsëri do të harroj se sa të rendësishme të kam, edhe pse jo qëllimisht!
 
Nënë, sa do të dëshiroja ta ktheja kohën dhe të mund të flisja kur isha fëmijë i vogël që të të kërkoj të falur për çdo natë që të kam shqetësuar!
 
Nënë, pyes veten, kur ndjeve vështirësi më të madhe, derisa më barte në barkun tënd apo pasi linda e derisa më rrite?
 
Nënë, më kujto me buzëqeshje në fytyrë sepse sikur të jetoja jetën më mizore dhe më të keqe, unë përsëri do të buzëqeshja sepse u rrita si mbret pasiqë dikush sakrifikonte për mua rehatinë, gëzimin, qetësinë, ushqimin, edhe jetën!

Nënë, edhe pse arsyetoj veten se jam sjellur ashtu siç duhet me ty, kuptova se disa herë edhe të kam neglizhuar, qoftë edhe padashje!

Nënë, ti s'dite të thuash "jo" për mua, por gjithmonë thoje, "dua më të mirën për ty".
Nënë, thuaje fjalën që do të më qetësonte për disa momente të paktën, thuaj çka mund të bëj që t'jesh e kënaqur me mua?!

Nënë, çfarë është ajo që do ta shtonte gëzimin tënd?!

Nënë, me ty fjala faleminderit më duket fjalë boshe, dhe sikur ditë e natë ta përsërisja, s'do të përmbushej dot!

Nënë, sikur të jetoja dyfishin e jetës sime, s'do të ishte e mundur të laj borxhin që kam ndaj teje, por më gëzon fakti se, nuk jam unë ai që duhet të të shpërblej, është Ai që atë Ditë do të të japë nga të mirat e Tij, është Ai që krijoi këtë raport të dashur nënë-bir!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.