Pastrimi i mëlçisë në mënyrë natyrale Fshikëza e tëmthit është një qese e vogël, që ”magazinon” lëngun e tëmthit dhe e çliron si ndihmues në procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesërisht në stomak kalon në zorrën e hollë ku derdhet tëmthi pas vakteve të ngrënies. Tëmthi është një lëng me ngjyrë jeshile në të verdhë dhe përmban kolesterol, lecitin dhe kripëra biliare. Në qoftë se fshikëza e tëmthit nuk punon siç duhet atëherë personi do të ketë probleme serioze me tretjen. Gurët janë problemi më i madh që mund të ketë fshikëza e tëmthit, të cilët formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripërave biliare. Pastrimi i mëlçisë prej gurëve të tëmthit është një dëshirë e të gjithë njerëzve, e sidomos të atyre që vetëm më kanë këso lloj problemesh dhe dëshirojnë të arrijnë shëndetin e plotë. Procedura është shumë e thjeshtë, e padhimbshme dhe në fund të fundit shumë e lirë nga ana ekonomike nëse krahasohet me operacionet e vërteta nga jashtë. Pa mos përmendur këtu kohën e cila na duhet investuar për një trajtim medicinal. Por duhet cekur se në raskte akute operacioni është i paevitueshëm. Kjo metodë është mirë të praktikohet para se të arrijmë në fazën akute të sëmundjes. 
Materiali i duhur për një person: · 2-3 fruta të grejpfrutit, · 125 ml vaj ulliri, · 4 lugë ushqimi magnesiumsulfat (kripë e idhët), e cila mundet të gjendet nëpër barnatore dhe drogeritë e ndryshme. Duhet të konsultoheni nëpër vendet përkatëse, por gjendet gati çdokund në vendet e cekura. --------------------------------------------------------------------------------------------------------- Parakushte të favorshme: · Trupi të jetë i liruar nga parazitët dhe nga gjëra tjera patologjike. · Hëna të jetë në fazën e zvogëlimit, pra pas hënës së plotë, pas ditës së 15 e poshtë, sipas kalendarit hënor (islam). Përgatitja: Tretet kripa e idhët në 8 dl ujë dhe lihet të qëndrojë e ftohtë (por jo shumë, pra jo në frigorifer) Veprimi: Në ditën e parë: · Drekoni për drekë një ushqim i cili tretet lehtë, pastaj agjëroni, (abstenoni) nga çdo gjë tjetër. · Pasdite nëse është e mundshme bëni një vaskë të ngrohtë (banjë të ngrohtë, apo edhe vetëm një dush, vendosni ju nga mundësitë tuaja), pastaj 1 orë pushoni, të shtrirë me një shishe të ngrohtë mbi mëlçi apo diçka tjetër të ngrohtë. · Tash pini 2 dl. nga tretësira e kripës së idhët, të cilën e keni përgatitur më parë. Para se të pini tretjen, tundeni shishen mirë që solucioni apo tretja të përzihet mirë mes vete. · Shtrydhni frutat e grejpfrutit dhe vetëm lëngun e tyre (i cili përafërsisht arrin dikund 190 ml pa të mbrendshmet e frutave), përzieni me 125 ml. vaj ulliri. Përzieni ato mirë dhe leni në një vend të ftohtë (jo në frigorifer). · Kryeni të gjitha veprimet e juaja që i veproni para gjumit, toaletin e mbrëmjes dhe pastrimin e dhëmbëve duke mos harruar të kurdisni orën, apo siç eshtë sot zakon celularin për zgjim, në ora 06.00 ose makimum në ora 07.00 të mëngjesit. · Tretjen (përzierjen) e krijuar më parë të grejpfruteve dhe vajit të ullirit tundeni edhe njëherë mirë dhe pine atë sa më shpejt. · Nëse nuk mundeni të fleni menjëherë do të ishte mirë të merrni ndonjë mjet natyral për gjumë, që më parë, por nuk është patjetër e nevojshme. · Shumë me rëndësi: menjëherë pas marrjes së tretjes duhet të shtriheni në krevat dhe minimum 20 minuta të qëndroni të shtrirë dhe të qetë në shpinë. Prapë ju ndihmon një shishe e ngrohtë të cilën do ta vendosni mbi mëlçi për të arritur efekt më të mirë për qetësim. - Kur të zgjoheni, menjëherë pini 2 dl tjera nga tretja e kripës së idhët. Prej tash ju me siguri se do të duhet të shkoni më shpesh në toalet pasi vetëm se fillon zbrazja e gurëve. Zorrët me anë të kësaj tretje fillojnë të nxjerrin jashtë shumë konkremente, gurë të gjelbër dhe të kaftë nga qesja e tëmthit. Ka mundësi të jenë të vogël në formë të grizit apo edhe gurë të mëdhenj. Por një gjë është shumë specifike te gurët e tëmthit: ata nuk janë të fortë.
· Me rëndësi: 2 orë pas zgjimit pini 2 dl e fundit të tretjes së kripës së idhët. Sekretimi (dalja) i gurëve ka mundësi të zgjasë edhe deri mbi 3 orë të tëra, andaj nuk duhet të shqetësoheni nëse edhe në parambrëmje shkoni shpesh në toalet. Është më se normale. Ora 10.00 · Tash mundeni lirisht të hani një mëngjes të lehtë. Përsëritje të tretmanit · Në vitin e parë tretmanin apo kurën (quani si të doni ju) duhet kryer 6 deri në 10 herë për të arritur një pastrim të tërësishëm të mëlçisë. (Nëse mendoni se është e tepërt për ju, atëherë së paku dy herë në vit. Kjo është prapë më mirë se moskryerja e saj dhe ashtu - ashtu vjen koha që të arrini suksesin e duhur me kohë). · Midis përsëritjeve duhet së paku 2 javë të pritni. Suksesi më i mirë arrihet sikur kjo të konsumohej çdo muaj, gjë të cilën e vendosni ju vetë. · Nga viti i dytë ju duhet të kryeni tretmanin vetëm dy herë në vit. Efektet pozitive · Me anë të marrjes së koktelit zgjerohen përçuesit e tëmthit të cilët janë të ngjitura në zorrët e holla. Mëlçia dhe tëmthi pastrohen nga mbeturinat e gurëve, të cilat me anë të zorrëve nxirren jashtë. Efektet anësore · Deri më tash nuk janë të njohura. Kontraindikacionet · Të panjohura. Pasi me anë të tretmanit arrihet deri te një lehtësim dhe përmirësim i mëlçisë dhe tëmthit. Për fund lus All-llahun e Lartësuar ta pranojë këtë vepër që është thjesht vetëm për hir të Tij dhe për asgjë tjetër. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, bekimet dhe përshëndetjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin s.a.v.s., mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët. Poashtu lus Allahun e Lartësuar që të shërojë gjithë të sëmurit tanë, pasi vetëm Ai është Shëruesi i plotë dhe askush mos të ketë nevojë për shërim. Kjo metodë është vetëm një shkak ku Allahu jep sukses nëse don e nëse jo, atëherë kjo është vetëm si mëshirë e Tij për ne, për shlyerje mëkatesh dhe rritjen e gradave tona në këtë botë dhe në ahiret. Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani |