MЁNYRA E ABDESIT

 
I Buti (EL LATIF) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e shtunė. 17 gusht 2013

Sa e gjerë është butësia dhe bujaria e Allahut! Këtë, logjika nuk mund ta kuptojë. 





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë e Ai i përfshin të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” (En’am, 103).

 

Ndër emrat e bukur të Allahut të Lartësuar është edhe EL LETIF (I BUTI). I Buti, i Cili me diturinë e Vet i njeh të fshehtat dhe jo të fshehtat. Di atë që fshehin gjokset, atë çfarë ka nga farat e fshehura në tokë. Është i Buti me të afërmit e Tij dhe të zgjedhurit e Tij. Ua lehtëson atyre gjërat e vështira. Ua lehtëson të gjitha gjërat që çojnë në kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I ruan nga çdo shkak dhe metodë që çon në hidhërimin e Tij, nga forma të cilat i njohin dhe dinë dhe ato që nuk i dinë. Ua ka përcaktuar atyre gjërat që i urrejnë përmes të cilave arrijnë atë që do. Është i butë ndaj tyre në gjërat të cilat janë jashtë kompetencës së tyre në të cilat kanë në to mirësi dhe shpëtim. Emri EL LETIF është i përafërt në domethëniet e emrave EL HABIR (I GJITHËINFORMUARI), ER REUF (I DHEMBSHURI) dhe EL KERIM (BUJARI).

Nga butësia e Tij ndaj robërve dhe të afërmeve të Vet kur dëshiron t’ia plotësojë mirësinë, ta përfshijë me bujarinë e Vet, ta ngrejë në pozita të larta dhe t’ia bëj punët e lehta, t’ia largojë të vështirën. Sa e gjerë është butësia dhe bujaria e Allahut! Këtë, logjika nuk mund ta kuptojë. Shpeshherë robi dëshiron dhe kërkon ndonjë prej kërkesave të kësaj bote si udhëheqje, qeverisje ose ndonjë prej shkaqeve të dashura, e Allahu i Lartësuar e largon nga ato, dhe ato i largon nga ai nga mëshira e Tij për të në mënyrë që mos ta dëmtojë në fenë e tij. Kështu që, robi vazhdon të jetë i pikëlluar nga padituria dhe mosnjohja e Allahut të Lartësuar. Sikur të dinte atë çfarë ka deponuar për të në gajb (fshehtësitë) dhe Allahu dëshiron për të të mirat, do ta falënderonte Allahun e Lartësuar për këtë, ngase Allahu është i Mëshirshëm për robërit e Vet, është i Butë ndaj të afërmve të Vet.

Në duanë (lutjen) e transmetuar qëndron:


“O Zot, atë që më ke furnizuar dhe e dua, bëje për mua forcë për atë që do Ti. Ndërsa, atë që ke veçuar nga unë dhe unë e dua atë, bëje atë boshllëk për mua për atë që do Ti. O Zot, bëhu i butë me ne në vendimet Tua, na begato në Fuqinë Tënde, që mos të duam shpejtimin e asaj që ke vonuar dhe as vonimin e asaj që ke shpejtuar!”.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.