Shkruar nga Arta
|
e shtunė . 03 gusht 2013 |
Gëzohu, o agjërues, se ti je fitues Në këto ditë vape Në këto ditë të gjata Muslimani i vërtetë Agjëron me shumë lehtësi dhe vullnet Asgjë nuk mund të na ndalë Asgjë s'mund t'na pengojë Kur e dimë që për Ty, o Allah Ne po agjërojmë... Jo nuk na ndalë, as etja, as uria Kur e dimë që po agjërojmë për Ty, o Allah. Na rritet devotshmëria Me dhikër dhe pendim Me Kuran dhe nënshtrim Me namaz dhe me kërkim-falje Kalon këtë muaj të bekuar Çdo musliman. Duro, o agjërues, se ti je fitues Duro, mos u dorëzo, Nga agjërimi jo ti mos heq dorë Në këtë muaj me shumë sinqeritet Kërko nga Zoti që agjërimi Të jetë i pranuar dhe i lehtë Gëzohu, o agjërues, se ti je fitues Me agjërimin tënd Veten e pastron Dhe shpërblime të shumta do të fitosh Allahu i Madhërueshëm ty do të shpërblen O ti njeri që agjërueshëm je Gëzohu ti pa ndalë Shpërblime të shumta ke për të marrë. |