Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e shtunė. 27 korrik 2013 |
Gjumë ditën, zgjim natën. Ndërsa koha e lirë kalohet në internet. Kjo nuk është jetë. Ky nuk është agjërim!! Kjo është vetëm privim nga ushqimi dhe pija. Ramazani është rast i artë, ai që e shfrytëzon fiton. Pastërtinë e ‘arit’ të Ramazanit e përgatisni vet! Nuk është rast për të fjetur, ndenjur zgjuar (pa nevojë) apo për të pakuar kilogramët. Kush e din? Ndoshta mund të jetë Ramazani yt i fundit. Ngrituni për veten tuaj dhe përpiquni në adhurime e punë të mira. O Allahu ynë! Kërkojmë nga ti mëshirën, udhëzimin dhe ndihmën tënde në agjërim dhe namaz.
Përshati: Hoxhë Valdet Kamberi |