MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjenda e muslimanit gjatė Ramazanit (III) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e shtunė . 27 korrik 2013


Këshilla rreth atyre gjërave të cilave duhet të largohemi apo t’i reduktojmë gjatë Ramazanit:

1- Kujdes nga televizori dhe interneti, sepse këto janë nga shkaqet kryesore të humbjes së kohës.
2- Kujdes nga gjërat abstrakte që prishin agjërimin, si: përgojimi, bartja e fjalëve, rrena dhe mashtrimi.
3- Mos u mundo jashtë mundësive tua me adhurime, por ndjek sunetin e Muhamedit alejhi selam, ji mesatar as mos e tepro e as mos e pakëso.
4- Ndaj punët dhe bëje llojllojshmërinë e tyre, sepse kjo është më e freskët për nefsin, e mos i bashko ato në një kohë, por ndaj në kohë të ndryshme ashtu që të kesh kohë edhe për pushime.
5- Kujdes nga hidhërimi, e nëse hidhërohesh atëherë hesht dhe kërko mbrojtje nga Allahu prej cytjeve të shejtanit.
6- Kujdes nga fjala “do ta bëj” sepse ajo është adresë e dështimit, andaj nxito dhe pendohu tek Allahu.
7- Mos e tepro me gjumë dhe ndenja të tepërta që nuk ke dobi prej tyre. 
8- Mundohu të mos blesh shumë ushqim duke qenë agjërueshëm, sepse shumicën prej tyre nuk do t’i hash.
9- Në fund u themi amviseve që mos të jipen gjatë gjithë kohës me përgatitjen e ushqimeve të llojllojshme e kështu të harrojnë adhurimin ndaj Allahut.

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.