Agjenda e muslimanit gjatė Ramazanit (II) |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e premte. 19 korrik 2013 |
Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendësh, lexuar, dëgjuar dhe medituar.
1- Shtimi i kërkim-faljes “istigfarit” gjatë ditës dhe natës me shpresë se mund të na godasë ndonjë dhunti që na gëzon deri në ditën e gjykimit. 2- Falënderimi i Allahut për dhuntinë e: fesë, mendjes, shëndetit, familjes, mbulimit dhe rrizkut. 3- Vizita e të sëmurëve. 4- Shtimi i lëmoshave dhe bamirësia ndaj të varfërve. 5- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut. 6- Buzëqeshja: të jetë ajo përshëndetje për njerëzit, sepse vërtet është kapar i dashurisë dhe njoftim për vëllezërit, por njëherit është edhe sadaka-lëmoshë e pranuar. 7- Itikafi në dhjetë netët e fundit të ramazanit në xhami. 8- Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendësh, lexuar, dëgjuar dhe medituar. 9- Prezentimi në ligjërata, këshilla, të përfituarit prej tyre, mandej përcjellja e asaj që keni mësuar tek të tjerët. 10- Angazhimi i fëmijëve në aktivitetet e ramazanit është edukatë për ata që ta duan këtë muaj të shenjtë. 11- Përpjekja dhe angazhimi për ta përfunduar leximin e Kur’anit më shumë se një herë brenda ramazanit.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
|