Shkruar nga ...
|
e enjte . 18 korrik 2013 |
Nevojitet: (për 4 persona)
- 1 kg banane, - 150 g sheqer, - 1 portokall, - 1 limon.
Përgatitja:
Shtrydhni portokallin dhe limonin, hidheni lëngun në një tenxhere, shtoni sheqerin dhe treteni këtë në zjarr të dobët. Hiqeni para se të arrijë pikën e zierjes. Qëroni bananet dhe tundini me mikser. Hidheni purenë e bananeve në sherbet. Përziejini për një kohë të gjatë dhe hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta. Ju bëftë mirë!
|