Shkruar nga Arta
|
e enjte . 18 korrik 2013 |
Fale namazin ti, o njeri Obligim këtë e ke Mos e harro asnjëherë, pa namaz n'xhenet s'do të jesh Namazi është vepra më e mirë pas shehadetit Të largon nga çdo shëmti n'këtë dynja Zemrën tënde e qetëson hiq pa ia nda Përse bëhesh mendjemadh? nga burrëria ti namaz nuk falë? Mos lejo të të mashtrojë armiku yt Shejtanin mos e dëgjo ti, o njeri Por namazin nga tani ti fillo Se namazi është ndriçim për ne në këtë botë dhe ahiret Nga tani me pendim me u pendu Për namazet që s’i ke falë Fillo namazin nga ky moment Mos të zë vdekja Pa falur namaz ty, o i mjerë Zgjohu tani nga kjo huti Largoje veten nga kjo errësirë Fillo namazin me plot dëshirë Se Allahu do të të jep shpërblim Nëse dëshiron të dish për dënimin E atyre që namaz nuk kanë falur Merr Kur’anin dhe lexo Fjala e Zotit aty qëndron Ai neve na obligoi Në këtë jetë namaz të bëjmë Që të jemi nga të shpëtuarit Që të marrim shpërblimin e merituar Nisja tani me u pendu Fillo namazin pa u vonu Se All-llahu shumë do të shpërblejë Ohh, Xheneti vendi yt mbas vdekjes do të jetë... |