Agjenda e muslimanit gjatė Ramazanit |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e premte. 12 korrik 2013 |
- Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani. -Prej namazit të duhasë deri në drekë kohë e lirë për: lexim, punë...
Pjesa e parë: Koha e syfyrit.
1- Ngritja para agimit një orë më herët apo gjysmë ore. 2- Ngritja për ngrënien e syfyrit duke patur parasysh bereqetin e saj. 3- Abdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkim-falja (istigfari). Allahu ka thënë: ”Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. (Dharijat: 18) 4- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam. 5- Shkuarja në xhami për të falur namazin me xhemat ( sa i përket meshkujve). 6- Dhikri pas namazit. 7- Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani. 8- Prej namazit të duhasë deri në drekë kohë e lirë për: lexim, punë, nxënie përmendësh, lexim të ndonjë tefsiri apo libri të haditheve dhe pushim.
Pjesa e dytë: Dreka.
1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavateve Muhamedit alejhi selam. 2- Falja e katër suneteve para drekës dhe dy pas farzit. 3- Lutja dhe dhikri pas namazit. 4- Leximi i një pjese nga Kur’ani.
Pjesa e tretë: Ikindia
1-Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam. 2- Pushimi, sepse edhe trupi ynë ka hak. 3- Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma e bashkëshortes që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë. 4- Para akshamit për disa çaste të bëjmë lutje dhe të lexojmë Kur’an.
Pjesa e katërt: Akshami
1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam. 2- Ngrënia e iftarit duke filluar me hurme për ata që kanë mundësi, nëse jo atëherë me ujë duke pasur qëllim me këtë pasimin e Muhamedit alejhi selam. 3- Falja e namazit të akshamit në xhami edhe pse në shumë pak vende tek ne praktikohet falja me xhemat e namazit të akshamit, për fat të keq. 4- Tubimi me familjarët në sofrën e iftarit.
Pjesa e pestë: Jacia
1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam. 2- Falja e namazit në xhami. 3- Falja e namazit të teravive. 4- Ndeja me familjarët. 5- Leximi i një pjese nga Kur’ani para gjumit. 6- Fjetja herët ashtu që të ketë mundësi të ngrihet i freskët për adhurim.
Përgatiti: Valdet Kamberi |