MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė bashkėbisedim... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e hėnė. 08 korrik 2013

1.  Është vërtetuar se stresi kronik shkakton sëmundje të shumta. Prandaj përpiquni të mos bini pre e tij por ta praktikoni veprën profetike të Muhamedit, alejhis selam...

 

2.    Nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë të tjerët për ju, besoni në Allahun dhe praktikoni fjalën e Tij dhe sunetin profetik...

 

3.    Orari i mbingarkuar me punë të cilat me të vërtetë nuk janë të dobishme sjell vetëm dëme... Andaj vlerësoje kohën tënde dhe përpjesëtoje atë duke i dhënë vendin meritor adhurimeve ndaj Zotit...

 

4.    Sigurisht gjithë jetën nuk do të dukeni njëjtë, pamja ndryshon. Por ka shumë rëndësi se ku dhe si e harxhoni jetën tuaj... 

 

5.   E keni parë javën të fillojë pa ditën e hënë? Jo? Pse atëherë të nervozoheni? Në momentet e nervozizmit merr abdest dhe fali dy rekate namaz. Asnjë furtunë s’të lëkund dot...

 

6.   Lidhjet ndërpriten dhe nga gjëra të tilla meriton hidhërimin e Allahut... Kujdes lidhjeve farefisnore, sidmos me rrethin e afërt. Pyete veten se cili është shkaku që ke ndërprerë lidhjet me të afërmit e tu. Zgjidhe këtë para se të të zë vdekja...

 

7.    Sëmundje ka sa të doni, por për ato nuk mendohet çdo ditë... Ngase çdo sëmundje është në dobi të besimtarëve...

 
Nuk duhet të ju interesojë se çfarë njerëzit tjerë bëjnë me jetën e tyre... Prej fesë së mirë është që besimtarët të mirren me punët e veta e jo me të tjerëve...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.