Dėshiroja njė dashuri tė pavdekshme... kėshtu qė u ndala nė namaz... |
|
|
|
Shkruar nga Rejhana Ēekrezi
|
e shtunė . 22 qershor 2013 |

Namazi është dashuria ime e vetme që më pret krahëhapur, që nuk mërzitet nga ibadetet e mia, që më shton atë ndjenjën e të qenit muslimane e përkushtuar...
Gjithkush e dëshiron një dashuri të tillë, një dashuri që nuk vdes, një dashuri e cila nuk lodhet kurrë nga ne, një dashuri që është plot jetë, një dashuri që na pret krahëhapur çdo sekondë. Por a ekziston kjo dashuri kundrejt një personi?! Jo…! Kështu që iu përkushtova vetëm namazit. Namazi është dashuria ime e vetme që më pret krahëhapur, që nuk mërzitet nga ibadetet e mia, që më shton atë ndjenjën e të qenit muslimane e përkushtuar, më shton atë ndjenjën që as vetë nuk di ose nuk gjej fjalë që ta përshkruaj, gjë të cilën asnjë njeri ose objekt sado i madh që të jetë nuk ma fal atë anën shpirtërore… Ja pra, kjo dashuri është namazi. Është namazi ai i cili më thotë që mos të nxitohem në jetën time, është namazi ai i cili më ka thënë që gjithçka ta lë në dorë të Allahut të Lartësuar... Por sa njerëz e venë në praktikë këtë gjë? Sa? Kush është ai i cili nuk dëshiron që t’i ndodhin vetëm momente të lumtura, momente me buzëqeshje, momente të cilat nuk kishin për t’u harruar kurrë? Cili është? Askush, sepse të gjithë e dëshirojmë një gjë të tillë, dhe s’besoj se ka njeri në dynja që nuk dëshiron të jetë i lumtur… Pra, kjo lumturi arrihet vetëm nëpërmjet namazit dhe askujt tjetër. Allahu i Lartësuar në Kur’anin famëlartë thotë:
“Kryeni faljen (namazin) dhe jepne zeqatin, e çfardo të mire që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te Allahu. S’ka dyshim, Allahu përcjell çdo veprim tuajin.” (Bekare: 110)
Një lumturi nga e cila ke vetëm shpërblime, ke shpëtim nga zjarri i xhehenemit, ke fitim të veprave të mira, dhe je e shlyer në ditën e gjykimit nga farzi (detyrimi) që të ka dhënë Allahu i Lartësuar… Por ndalu pak sepse edhe atë detyrim që e ke kundrejt Zotit të qiejve dhe të tokës si e kryen? A e kryen me sinqeritet të plotë, a e kryen me vëmendje të plotë, sepse Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
“Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni Allahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103)
Pra, a jemi ne të rregullt në ibadetet tona, a hyjmë me një vëmendje në namaz, me një qëllim që po i falemi Zotit, dhe jo të falemi sa për ta hequr qafe atë detyrim… Subhanallah!Ajeti kur’anor thotë:
“Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa:142)
Pra, pse të mos jemi të sinqertë dhe të mos jemi shembull i munafikëve, estagfirullah... Përse mos ta jetojmë këtë pak jetë me dashurinë e përjetshme. Pse mos ta duam të gjithë një dashuri të pavdekshme. Pse? Namazi është shpëtimi i çdokujt, jo vetëm i imi, por i secilit që shkel në këtë Tokë.
E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e shejtanit të mallkuar në namaz, të na ruajë zemrat tona nga përtacia gjatë namazit që të mos jemi si shembulli i munafikëve. E lusim Allahun e Lartësuar të na i hapë portat e Xhenetit Firdeus…! Amin! |