Mposhtėsi (EL KAHAR EL KAHIR) |
|
|
|
Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e premte. 21 qershor 2013 |

“Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.” (En’am, 18).
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Allahu është Krijues i çdo sendi, ai është i vetmi Ngadhënjyes!" (Ra’d, 16).
Gjithashtu thotë: “Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.” (En’am, 18).
EL KAHAR: Mposhtësi i të gjitha botëve. Mposhtësi i të gjitha gjërave që i janë nënshtruar Atij. E gjithë kjo, për shkak të Fuqisë së Tij të përsosur.
Ai është i Cili ka mposhtur çdo ekzistencë. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar Atij, Fuqisë, Dëshirës së Tij. Nuk ndodh ndonjë ndodhi, vetëm se me lejen e Tij. Atë çfarë deshi ka ndodhur, ndërsa atë që nuk deshi nuk ndodhi. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Allahun. Janë të paaftë dhe nuk posedojnë për veten e tyre asgjë. Nuk i sjellin vetes as dëm as dobi, as të mirën as të keqen. Nga mposhtja e Tij rezulton Jeta e Tij, Fuqia e Tij, ngase, mposhtja e krijesave nuk mund të realizohet vetëm se me jetën e Tij të përsosur, Fuqinë dhe Krenarinë e përsosur. |