Shkruar nga Nexhbedie Elmazi
|
e mėrkurė . 19 qershor 2013 |
Me shumë mall e lot në sy jam duke shkruajtur, oj nënë, për ty më ka marrë malli shumë, moj nënë, mua gjithë botën me ma fal vendin tend, nënë, nuk e zen.
Po shkojnë vitet një nga një sa të jetë jeta s'të harroj veq për ty unë do të mendoj ah, moj nënë, moj nëna ime copë ma bëre zemrën time.
Sytë e mi po lotojnë sa herë e përmendi emrin nënë më bëhet në zemër një plagë e rëndë lotët e mi nënë s’po më pushojnë veq për ty e kam këtë mërzi s'të harrojnë kurrë sytë e mi.
Gjithmonë në zemër unë të kam s'të harroj kurrë moj nënë insh-Allah All-llahu në ahiret na bashkon nga mëkatet na pastron me xhenet na gradon. |