Shkruar nga Nexhbedia
|
e enjte . 13 qershor 2013 |
· Përbërësit: · 8 vezë, · 250 gr sheqer, · 100 gr arra të bluara, · 3 lugë trosha të bukës, · 5 lugë miell. Për krem: · 350 gr sheqer, · 1/2 litër qumësht, · 1 copë vanilje, · 6 lugë miell, · pak qumësht të ftohtë, · 250 gr gjalpë. Përgatitja: Rrihen mirë të verdhat e vezëve dhe sheqeri, në të shtohen arrat e bluara, troshat e bukës, mielli dhe në fund shkuma e fortë prej të bardhave të vezëve. Masa piqet në kallëpin e lyer me yndyrë dhe miell. Torta e ftohur pritet përgjysmë dhe mbushet me krem. Kremi: Sheqeri digjet mirë derisa të marrë ngjyrën e arit. Në enë të posaçme vlohet gjysmë litri qumësht bashkë me një copë vanilje dhe lihet të ftohet. Masa e hollë përgatitet me 6 lugë miell, përzihet dhe tundet me pak qumësht të ftohtë, pastaj kjo zbrazet në qumësht të ftohur dhe në fund shtohet sheqeri i djegur. Kremi zihet derisa të mos trashet. Kur kremi ftohet në të vendoset gjalpi i rrahur, e me këtë mbushet torta dhe lyhet nga jashtë. |