Shkruar nga Jeta
|
e premte. 07 qershor 2013 |
Zgjohu, oj zemër e vdekur nën hutinë e jetës, Mjaft, tani në këtë errësirë mos vazhdo... Zgjohu, o shpirt i humbur, në mos besimin e së vërtetës Thuaj vetvetes "stop më", e në humbje mos jeto më...
Zgjohu, o mendje e paditur në Islam, në të njëjtën huti si tani i paditur mos qëndro... Kërkoje diturinë e hairit nga çdo anë E me ndihmën e Allahut do e arrish atë.
Edhe nëse të rrëzojnë, Mos u frikëso! Asgjë nuk mund të ndodh pa caktimin e Allahut, ngrihu tani, mos u dorëzo!
Zgjohu! O imani i zemrës sime e thuaj me zërin e besimit, zhduku, o pikëllim i trishtimit. Vdis më, o shqetësim që me vite më ke ngacmuar, çdo kufi tani e ke tejkaluar.
Largohu larg meje dhe ti, oj padrejtësi e të mallkuarit. E merre me vete nga unë çdo vuajtje, dhembje që më ke shkaktuar. Sa shumë larg t’vërtetës paskam qëndruar... Nga e vërteta islame sa larg qenkam larguar.
Zhduku, oj errësirë që më ke kapluar Ndriçimi i drejtësisë islame tani lëre t'më ndriçojë Dritën e imanit dua ta shijoj Të madhit Zot falje t’i kërkoj.
Vetëm nga Zoti im kërkoj që të lejojë që në mua të mbizotërojë ndriçimi. Ai ndriçim që rrugën time do e ndriçoj Frymëzimin për të jetuar do ta zbukuroj Farzet e Allahut dua t’i praktikoj.
M'lejo, oj errësirë e shejtanit këtë kënaqësi ta shijoj O shpirt i humbur, në terrin e humbjes zgjohu! Mjaft në errësirë jetove...
A nuk erdhi koha tani të pendohesh? Të vërtetën "fenë e Allahut ta praktikosh Nga zjarri i Xehenemit të shpëtosh? |