Shkruar nga ...
|
e mėrkurė . 05 qershor 2013 |
 O biri im! Jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunëzuar për Allahun, jam lartësuar.
O biri im! Kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme sesa shëndeti. O biri im! Kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur sesa të kërkosh nga njerëzit. O biri im! Kam bartur hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë sesa borxhin. O biri im! Kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur sesa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të. O biri im! Kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë sesa varfëria. O biri im! Më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetur më armik sesa nefsin tim. O biri im! Kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetur rroba më të mira sesa devotshmëria. O biri im! Kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë. O biri im! Jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunëzuar për Allahun jam lartësuar. O biri im! Hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit.
Përshtati: Valdet Kamberi |